Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Trump mbron vendimin për tarifa ndaj Kanadasë, Kinës dhe Meksikës

2025/02/03 at 4:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti Trump mbron vendimin për tarifa ndaj Kanadasë, Kinës dhe Meksikës

Administrata e Presidentit Trump vazhdon të theksojë rëndësinë e vënies së tarifave për importet nga Kanadaja, Kina dhe Meksika.


Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, të tre vendet kanë thënë se do të marrin masa hakmarrëse, ndonëse kanë lënë të kuptohet se janë ende të hapura për dialog dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Të martën hyjnë në fuqi tarifat që Shtetet e Bashkuara kanë vënë ndaj importeve nga Kanadaja, Kina dhe Meksika. Uashingtoni argumenton se këto vende nuk kanë bërë sa duhet për ndaluar hyrjen e fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, foli për këtë çështje një ditë më parë.

“Për këto vende ekziston mundësia që të pajtohen me presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe të bëhen partnere me ne për të trajtuar emigracionin e paligjshëm, për të pranuar shtetasit e tyre të futur ilegalisht në vendin tonë”.

Analistët thonë se tarifat mund të shkaktojnë rritjen e çmimit të perimeve dhe pjesëve të këmbimit për makinat, mes mallrave të tjera që blejnë amerikanët. Presidenti Trump tha të dielën në rrjetin “TruthSocial” se tarifat mund të kenë efekte të vogla negative.

Presidenti shkroi mes të tjerash: “A do të ketë efekte negative? Ndoshta po ndoshta jo. Por ne do ta bëjmë Amerikën të madhërishme përsëri dhe për këtë ja vlen të paguash çdo çmim”.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, foli për këtë çështje në rrjetin televiziv NBC.

“Nëse rriten çmimet, kjo është për shkak të reagimit të individëve të tjerë ndaj ligjeve të Amerikës”.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, njoftoi të shtunën masa hakmarrëse, përfshirë tarifa prej 25% për mallrat amerikane nëse hynë në fuqi tarifat amerikane. Sidoqoftë, zoti Trudeau ende shpreson tek bashkëpunimi dypalësh.

Ambasadorja e Kanadasë në Shtetet e Bashkuara, Kirsten Hillman, foli në emisionin “This Week” të rrjetit ABC.

“Nga ato që po dëgjojmë nga Shtëpia e Bardhë, agjencitë tona, me çfarë po dëgjojmë nga Kina, po përpiqemi të kuptojmë situatën. Është e vështirë ta kuptojmë se çfarë mund të bëjmë më shumë, por padyshim jemi të hapur ndaj çdo sugjerimi”.

Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum, bëri thirrje për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë për të trajtuar sfidat e përbashkëta. Ajo shkroi në rrjetin X se vendi i saj është gati të vendosë masa hakmarrëse ndaj Shteteve të Bashkuara.

Kina njoftoi se do t’i sfidojë tarifat amerikane pranë Organizatës Botërore të Tregtisë, por nuk dha detaje se çfarë kundërmasash po shqyrton ndërsa i kërkoi Uashingtonit që të angazhohet në dialog./VOA



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Berisha ndan fotot, takon kandidatin për kancelar në Gjermani: Ogur i bardhë për fitoren e opozitës 

Berisha ndan fotot, takon kandidatin për kancelar në Gjermani: Ogur i bardhë për fitoren e opozitës 

Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së

Sarandë/ Sherr me sende të forta, mbeten të plagosur dy persona

U raportua për një person të plagosur/ Policia zbardh ngjarjen në Vaun e Dejës: Telefonuan në…
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com