Bota

Presidenti Trump i vendosur për të rikthyer Amerikën në Hënë


               Publikuar në : 13:12 - 14/05/19 |
el ida

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar fonde shtesë me vlerë prej 1.6 miliardë dollarë për të rikthyer amerikanët në sipërfaqen e hënës deri në vitin 2024.

Kërkesën për rritje të fondeve drejtuar Kongresit, presidentit amerikan e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter.

“Nën administratën time po rikthejmë madhështinë e NASA-s. Do të kthehemi në hënë dhe pastaj në Mars”, ka shkruar Trump.

Agjencia e Hapësirës së SHBA-së (NASA) kishte planifikuar të dërgonte anije hapësinore me ekuipazh në vitin 2028, por zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence deklaroi dy muaj më parë se shteti amerikan kishte vendosur objektiva të qarta për ta vizituar hënën më shpejt.

Kujtojmë se austronautët amerikanë kanë shkelur në sipërfaqën e hënës për herë të parë në vitin 1972./Opinion.al

Pas