Bota

Presidenti Tramp lë spitalin dhe kthehet në Shtëpinë e Bardhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:52 - 06/10/20 |
Al Do

Pas 72 orësh në spital, Presidenti Donald Tramp u kthye në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti nuk dha deklaratë për gazetarët në momentin e daljes nga spitali, gjithashtu ai nuk foli për shtypin kur mbërriti në Shëpinë e Bardhë.

“Megjithëse nuk është krejtësisht jashtë rrezikut, unë dhe ekipi mjekësor jemi të mendimit se analizat e gjendjes së tij të përgjithshme, mbështesin kthimin e tij” në Shtëpinë e Bardhë, ku një ekip mjekësor dhe pajisje të sofistikuara mjekësore do të jenë në dispozicion të nevojave shëndetësore të presidentit 24 orë në ditë, tha në një konferencë për shyp të hënën pasdite Dr. Sean Conley, mjeku i presidentit.

Presidenti u shtrua të premten në qendrën spitalore Walter Reed pasi rezultoi pozitiv për Covid-19.

Mos kini frikë nga COVID-i. Mos e lini t’ju kontrollojë jetën. Administrata Tramp ka zhvilluar njohuri dhe mjekime të mrekullueshme. Ndjehem më mirë se 20 vjet më parë”, tha më herët presidenti Tramp në Twitter. /Opinion.al

Pas