Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët për 9 vjetorin e Pavarësisë, ku shprehet krenar për të shkuarën e vendit dhe i sigurt për të ardhmen.
Më poshtë deklarata e plotë e Thaçit
Dita e Pavarësisë është ditë që na mbush me emocione të gjithëve. Është ditë që na bënë krenarë për të kaluarën tonë, të sotmen dhe për të ardhmen e sigurt evropiane.
Dita e Republikës është dita juaj!
Është ditë kur kujtojmë shumë e shumë gjenerata, prindër dhe familjarë tuaj, që ëndërruan, punuan dhe sakrifikuan që ne ta gëzojmë këtë ditë.
Urime të gjithëve Dita e Pavarësisë. Kosova është vend i paqes dhe dashurisë.