Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se presidenti i ardhshëm nuk duhet t’i ngjajë Ilir Metës.
Në emisionin “Opinion”, Kryemadhi theksoi se Presidenti aktual nuk ka kompetenca dhe se ka rolin e noterit të vendimeve të parlamentit. Sipas saj, presidenti duhet të zgjidhet nga populli, por duhet të ketë më shumë kompetenca.
“Normal që mos t’i ngjajë Ilri Metës se ai e lë pa gjumë natë. Nuk mendoj se qetësia e një politikani është të qenit tre herë kryeministër, mund të jesh kryeministër por mund të jesh njeriu më i urryer, pavarësisht se urrejtjen e blen me para. Mund të jesh kryeministër por mund të jesh i pa dëshiruar. Presidenti është pa kompetenca, tashmë ai do të jetë një noter i disa vendimeve që do të kalojnë në parlament. Do ketë një rol horonifik. Në fakt po të shikosh të gjithë, thonë se presidenti të jetë i zgjedhur nga populli, por me kompetenca të tjera”,-tha Kryemadhi./Opinion.al