Sociale

Presidenti Steinmeier dhe sipërmarrësit gjermanë: Shohim mundësi për projekte energjetike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:05 - 01/12/22 |
el ida

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, nisi sot në Tiranë një vizitë zyrtare dyditore, ku u takua me presidentin e vendit, Bajram Begaj, me kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj, ndërsa mbajti gjithashtu fjalën e tij në kuvend.

Gjatë takimit me kryebashkiakun Veliaj, përfaqësuesit e delegacionit gjerman, e vunë theksin te projektet energjetike.

“Është hera e dytë që vizitoj Tiranën. Kam qenë këtu edhe para 5 vjetësh dhe tani jemi me delegacionin e presidentit Steinmeier. Jam i lumtur që po shohim qytetin tuaj, i cili ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Kemi ardhur këtu me ekspertë të çështjeve kulturore, ekonomike, mjedisore dhe do na pëlqente të kishim një dialog të qëndrueshëm dhe, gjithashtu, të shohim mundësinë për të pasur projekte të përbashkëta, si në rastin e energjisë së rinovueshme, të efikasitetit energjetik, si edhe për tema të tjera për të ardhmen tonë të përbashkët,” deklaroi drejtuesi i delegacionit.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti Steinmeier shoqërohej nga përfaqësues të përzgjedhur të sipërmarrjes gjermane, mes të cilëve edhe zoti Tim Brauckmüller, CEO i atene KOM, i cili përuroi tetorin e kaluar çeljen e zyrës së kompanisë së tij në Tiranë.

Qëllimi i këtij udhëtimi është, ndër të tjera, vlerësimi i kursit të reformave të ndërmarra nga të dy vendet në vazhdën e negociatave për anëtarësim në BE dhe të shqyrtojë mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e shkëmbimeve ekonomike. Udhëtimi fokusohet gjithashtu te situata në rajon dhe në veçanti tek efektet e pushtimit rus në Ukrainë.

Për çështjet që lidhen me fushën e digjitalizimit, energjisë, transportit, telekomunikacionit dhe edukimit digjital, kompania gjermane atene KOM mbështet me shërbime konsulence sektorin publik dhe një sërë institucionesh të nivelit evropian, duke u bazuar në ekspertizën e saj disavjeçare. Në këtë kuadër, CEO i atene KOM, Tim Brauckmüller, i pyetur për rëndësinë e kësaj vizite për të, u shpreh: “Jam i lumtur të shoqëroj dhe mbështes zhvillimin e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri”.

Delegacioni me në krye Presidentin Federal Gjerman z. Frank-Walter Steinmeier ka zhvilluar një sërë takimesh, ndër të tjera me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, ministren për Ekonominë dhe Financat, znj. Delina Ibrahimaj, kryetarin e komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, z. Eduard Shalsi etj. Në agjendë janë planifikuar gjithashtu edhe një sërë aktivitetesh të tjera, siç është një vizitë e shkurtër në qytetin e Beratit.

Pas