Në një bisedë telefonike me presidentin turk Erdoganin, kreu i shtetit rus, Putin shprehu ngushëllimet për vdekjen e qindra njerëzve dhe uroi shërim për të plagosurit, tha në një deklaratë Drejtoria e Komunikimit të Turqisë.
“Gjatë bisedës telefonike, presidenti rus Putin dha gjithashtu informacione për mbështetjen e Rusisë për Turqinë në kërkim-shpëtim dhe ndihmë në fatkeqësi,” shtoi ai.
Më shumë se 1500 njerëz u vranë dhe më shumë se 8,533 të tjerë u plagosën në 10 provinca pas dy tërmeteve të forta që goditën Turqinë./Opinion.al