Aktualitet

Presidenti/Rama tregon pse u përjashtua Nano:PS të jetë partia e të gjithëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:40 - 04/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për mbledhjen e djeshme të kryesisë dhe diskutimet e zhvilluara për daljen e emrit të kandidatit për President.

Rama theksoi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar se si u shkua të emri i Bajram Begajt ndërsa nënvizoi se kishin përjashtuar emrat politikë, si edhe ata që vinin nga Partia Socialiste.

Edhe emri i Fatos Nanos u rrëzua pasi sipas Ramës PS duhet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët.

“Drejtimi i dytë ishte drejtimi që adresonte mundësinë për kandidatura që nuk janë anëtarë të grupit të PS, por që kanë një kontribut domthenës në jetën e partisë, që nga ish- kryetari i partisë Fatos Nano dhe me radhë të tjerë për të cilët kemi respektin më të madh, por përsëri për arsyet e thëna publikisht e pamë të arsyeshme që dhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga mundësia e përzgjedhjes sepse në këtë fazë PS ka barrën të jetë partia e të gjithëve. Dhe pavarësisht se si njerëzit votojnë, ata që nuk e votojnë, të mos ndjehen të përjashtuar nga këndvështrimi i PS në jetën publike, institucionale dhe zgjedhjet e zgjidhjet që duhen bërë. Kështu rezonuam te grupi i tretë, ku grupi kishte vënë në funksion të këtij procesi 26 kandidatura me gra dhe bura të nderuar, me profile të ndryshme, që nga profilet e jetës publike e akademike deri te drejtimi që vinin nga anë të tjera politike. Pas diskutimit, duke ruajtur respekt për të gjithë personat, pavarësisht se mbledhja ishte e mbyllur, u ruajt respekti për të gjithë personat që dhe pa dijeninë e tyre fare ishin përfshirë në atë diskutim. Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për t’u shoshitur pastaj konsensualisht duke dëgjuar me vëmendje ato që u thanë , konsensualisht u arrit në konkluzionin që të vinim sot në grup dhe të propozonim këtë kandidaturë”-tha Rama.

 

Pas