Kryesore

Presidenti/ Rama i përgjigjet deklaratave të Berishës: Ndjesë pastë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:52 - 21/05/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në konferencën ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime” në Vlorë, ku foli lidhur me investimet që po kryen në qytetin bregdetar.

Në një prononcim për mediat lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, nuk ka pranuar që të japë një përgjigje kur është pyetur mbi deklaratat e Berishës një ditë më parë në Vlorë, është përgjigjur me “Ndjesë pastë“.

Pyetje: Ndryshe nga konferenca, diçka tjetër: Ne kemi 2 orë që ju presim, ju e dini shumë mirë…

Edi Rama: Urdhëro.

Pyetje: Zgjedhja e presidentit…

Edi Rama: Po çfarë presidenti tani, ne jemi në Vlorë.

Pyetje: Berisha nga Vlora tha se ai proces është karnaval.

Edi Rama: Kush? Kush? Kush është ky? Ndjesë pastë! Mirupafshim.

Sali Berisha e ka cilësuar procesin e zgjedhjes së presidentit dhe negociatat me opozitën si një vazhdimësi të marrëveshjeve të dështuara nga viti 2017 e deri më sot të Lulzim Bashës.

“Një karnaval i vërtetë, një vazhdimësi e marrëveshjeve të dështuara nga viti 2017 e deri më sot e Lulzim Bashës dhe kjo që shihni nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i atij seriali, këtë herë edhe më tragjikomik dhe më i neveritshëm se çdo proces tjetër deri më tani”, u shpreh Berisha./ Opinion.al

Pas