TIRANË- Shefi i sigurisë së Presidentit të Republikës, është shkarkuar nga detyra pas një debati që ka pasur në institucionin me të lartë të shtetit. Opinion.al ka arritur të mësojë përmes burimeve se “Krenar Ahmetaj me detyrë shef i sigurisë së Presidentit Bujar Nishani dhe vartësi i tij, zv.shefi i sigurisë janë shkarkuar nga detyra”. Paraprakisht mësohet se ka pasur një debat mes Bujar Nishanit dhe Krenar Ahmetajt.