Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti mungon!

2020/10/08 at 12:01 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 8 min
A A
Haxhiu:UÇK nuk bëri asnjë sulm ushtarak deri kur tanket hynë tek Jasharët

Nga: Baton Haxhiu


Është e vështirë ta marrësh seriozisht në ato që thotë, po aq sa në ato që bën. As fjalët dhe as veprat nuk i ka në lartësinë e pozitës që mban. Presidenti është serioz vetëm në kërcënime. Dhe, në dashakeqësi. Të gjitha këto e kanë bërë shumë më pak president dhe shumë më tepër të padobishëm. Për vendin dhe për veten. Por, sidomos për opozitën. Ai është ‘Eduard Scissorhands i opozitës’. Dëshiron ta ndihmojë, por arrin vetëm ta lëndojë. Me fjalët dhe veprimet e tij, Ilir Meta është bërë që moti ndihmëtari më i madh i Edi Ramës.

Deklarata e tij e fundit për migrimin kishte shijen e një fjalëve të një njeriu që vjen nga errësira e bodrumeve të mllefit, ku ka izoluar veten dhe aspak atë të një presidenti që, për shkak të një shqetësimi të sinqertë, i drejtohet popullit. Prandaj, përveç këtij privilegji, që i buron nga pozita që mban, në funksion të vetes, kishte vënë edhe shifrat, të cilat i përdorte sipas qejfit dhe nevojës.

Pak lexim për migrimin, që mund ta gjesh sa të hapësh kompjuterin, do ta bënte Ilir Metën më të besueshëm dhe ndoshta më president. Por, për shkak të gjykimit të errësuar dhe dëshirës së madhe për të bërë keq, ai ka harruar çka përfaqëson. Dhe, çka duhet të dijë, e si duhet të flasë presidenti për migrimin.

Migrimi dhe zhvendosja e popullsive, i dashur president, nuk mund dhe nuk duhet të shikohet thjesht si statistikë. Edhe kur e shikon si statistikë, të lutem lexoje mirë sepse je në krye të vendit.

Sot, pavarësisht se në botë jetojnë afërsisht 26 milionë refugjatë dhe gati gjysma e tyre janë fëmijë nën moshën 18-vjeçare, diskursi i politikanëve në vendet e zhvilluara ka mungesë të empatisë dhe është i mbushur me qëndrime populiste anti-migrantëve, për qëllime elektorale. Pak a shumë si i juaji!

Si pasojë e shpërthimit te krizës humanitare në Siri dhe valës së migrantëve në Evropë në vitin 2015, politikat e botës perëndimore janë reformuar dhe njëkohësisht vështirësuar për të gjithë azil-kërkuesit.

Tash, pas tërheqjes së Turqisë nga marrëveshja me Bashkimin Evropian për të ndaluar hyrjet e refugjatëve në Bllokun Kontinental, rreziku për një krizë të radhës migracioni duket në horizont. Por, pavarësisht perceptimit të brendshëm se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë kyçe e krizës, “The New Humanitarian” sqaron se dy të tretat e zhvendosjes në nivel global vijnë nga pesë shtete që janë aktualisht në krizë humanitare: Siria, Afganistani, Mianmari, Sudani Jugor, dhe Somalia.

Dhe, duke mos lexuar asgjë nga këto, në mesin e të shqetësuarve për krizën e radhës të migracionit dhe për numrat aktual të azil-kërkuesve në Shqipëri – por jo për arsye të sinqerta – jeni edhe ju, Presidenti i Republikës. Deklarata mbi krizën e migracionit të të rinjve shqiptarë drejt vendeve të ndryshme perëndimore, e nënvizuar me tone dramatike, është tej mase shqetësuese. Edhe pse me shifra relativisht të larta, por në përputhshmëri me trendët aktual të rajonit, deklarata e Metës për Shqipërinë duket, si jo rrallë herë kohëve të fundit, riprodhim i retorikës së tij nga zyra e mëndafshtë. I lirë të prodhojë interpretime të ekzagjeruara statistikore, me lexim përtac dhe dashakeq për Shqipërinë, sikur të ishte komisionar i një vendi armik e jo President i Shqipërisë, për t’i bërë nder askujt dhe aq më pak opozitës, Ilir Meta nga karrigia e presidentit, tashmë po mvesh numrat e tij me aftësitë letrare për përdorimin e hiperbolës.

Ka kohë që tek presidenti vihet re tendenca për të trajtuar me gjuhë fyese për Shqipërinë dhe jo presidenciale për postin që mban, për qëllime dashakeqe dhe për arsye elektorale, kauzën e migracionit.

Lëvizjet e popullsive nga vendet më të varfra drejt atyre më të zhvilluara janë një e vërtetë historike. Ekspertët e IOM(Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit) vënë në dukje që deri më 2030 emigracioni drejt BE-së do jetë më tepër një emigracion personash të kualifikuar e sidomos të rinj. Në Ballkan një pjesë e madhe e popullsisë që rikthehet është në moshë pensioni.

Po të shohim të dhënat e Eurostat-it, nga Shqipëria vazhdojnë të largohen në emigrim persona të moshave të ndryshme dhe sidomos të rinj. Por, ky nuk është vetëm fenomen i Shqipërisë. Duke marrë parasysh që Shqipëria ka patur mundësinë e udhëtimeve të lira drejt BE-se më vonë së pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit, më përjashtim të Kosovës, shohim që përqindjet e lëvizjeve nuk janë aq shokuese, në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjithnjë sipas Eurostat-it, deklarohet që për vitin 2018 nga Ballkani Perëndimor kanë emigruar drejt vendeve të BE-së rreth  228 mijë persona. (Numri total i emigrantëve nga vendet jashtë BE-së, që  janë shpërngulur në BE për gjithë 2018 ka qenë 2,4 milionë). Prej 228 mijë emigrantëve nga Ballkani Perëndimor, nga Shqipëria janë larguar 2,2% e popullsisë  së saj, nga Maqedonia e Veriut  2,1 % e popullsisë, 2% nga Kosova (edhe pse Kosova nuk ka të drejtë të lëvizjes së lirë) dhe nga Bosnja e Serbia  1,5 % e popullsisë. Vendin e fundit e zë Mali i Zi, me më pak se 1%  të popullsisë. Po ashtu, nuk duhet harruar se vende si Kroacia, Bosnja dhe Serbia fluksin më të madh të migrimit e kanë patur pas luftërave të viteve të 90-ta).

Për vitin 2019, sipas Eurostat, numri i largimeve nga Shqipëria për 12 muaj (pas katër  muajve të dytë të 2019 deri pas 4 muajve të dytë  të 2020) ka patur një ulje prej gati  89%, krahasuar me vitin paraprak.

Në mars të këtij viti, Serbia njoftoi se popullsia e saj kishte pësuar një rënie prej 7 milionë banorësh duke nën-theksuar një krizë serioze në rajon. Vitin e ardhshëm, Serbia do të ketë më shumë pensionistë, sesa njerëz në moshë pune.

Bazuar në shifrat e Bankës Botërore, deri në vitin 2050 popullsia bullgare mund të pësojë rënie  prej 39% nga fundi i komunizmit, ajo e Rumanisë rënie prej 30%, Bosnja prej 29%, Serbia prej 24%, Kroacia 22%, Hungaria 20%, Shqipëria rënie prej 18%, Kosova 11% dhe Greqia e Maqedonia e Veriut 3%.

Ballkani nga njëra anë ka një popullsi me një moshë mesatare jete të gjatë (më të  gjatë sesa ajo e vendeve të varfra) dhe nga ana tjetër përqindja e numrit të lindjeve ka rënë. Gratë boshnjakë kanë një mesatare 1,3 fëmijë për grua, ato kroate 1,4 dhe ato kosovare kanë një mesatare 2,0 fëmijë për grua.

Gjithashtu, deri tani, asnjë nga vendet ballkanike nuk është bërë tërheqës për imigrantë dhe nuk ka asnjë politikë për organizim të marrjes së krahut të punës nga vendet e tjera.

Nga shifrat e Bankës Botërore  dhe Eurostat-it, del që deri në mars të këtij viti, 47% e boshnjakëve jetojnë jashtë kufijve të BiH, ashtu sikurse edhe 45% e malazezëve, 41% e shqiptarëve, 30% e kosovarëve dhe po aq e maqedonasve.

Përshkrimi i sapo bërë në bazë të shifrave (duke patur në konsideratë faktorë si emigracioni masiv nga vendet e ish-Jugosllavisë në vitet 70′, gastarbeiter, dhe ato të pas luftës së Bosnjës, si edhe vonesën në liberalizimin e vizave për shqiptarët) tregon qartë që situata e Ballkanit Perëndimor është shqetësuese dhe dramatike në përgjithësi. Por, nga ai po ashtu del sheshit që Shqipëria nuk është hallka më e dobët e zinxhirit.

Rrjedhimisht, meqë flukset e migrimit janë fenomen historik i njerëzimit dhe rrjedhimisht i rajonit në të cilin jetojmë, ato nuk mund të nxirren dhe të interpretohen jashtë konteksteve. Qytetarë, të vendeve të ndryshme, kanë lëvizur, lëvizin dhe do të vazhdojnë të lëvizin, për arsye e qëllime të ndryshme. Natyrisht, diskutimi do të qe i gjatë nëse do shihnim tipologjinë e qytetarit që lëviz nga çdo vend. Sipas statistikave të mbledhura nga institutet shtetërore të çdo vendi në Bashkimin Evropian, për vitin 2019 Gjermania raportoi numrin më të lartë të emigrantëvë në 2018 (540.4 mijë), ndjekur nga Spanja (309.5 mijë), Franca (341.4 mijë), Rumania (231,7 mijë) dhe Polonia (189,8 mijë). Në total, 22 prej shteteve anëtare të BE-27 raportuan që për 2018 numri i imigrantëve (personave që kanë migruar brenda vendeve) është më i lartë së numri i emigrantëve (qytetarëve që kanë lënë vendin për diku tjetër). Por, në Bullgari, Kroaci, Letoni, Lituani dhe Rumani numri i emigrantëve fatkeqësisht ka qenë më i shumtë se numri i imigrantëve, gjë që e çon në numër negativ demografinë e vendeve duke patur parasysh edhe rënien e numrit të lindjeve në përgjithësi në vendet e BE-së.

Nëse tërheqim paralele pak më të largëta, Italia – ekonomia e tretë e Eurozonës, për vitin 2019 ka patur rreth 90 mijë persona që kanë emigruar në vende të tjera, teksa nataliteti ka rënë për rreth 128 mijë. Gjatë 2018-ës, sipas Istat, rreth 160 mijë italianë janë larguar dhe regjistrimet thonë që në 10-vjeçarin e fundit dy milionë italianë kanë lënë vendin. Këto shifra mendohet të jenë akoma më të larta, pasi jo të gjithë regjistrohen si të larguar, për të mos humbur të drejtën e shëndetësisë, apo përfitime të tjera.

Nga Spanja, bazuar në shifrat e Institutit Kombëtar të Statistikave(INE), gjatë vitit 2018, janë larguar rreth 230 mijë qytetarë dhe në 10-vjeçarin e fundit numri i tyre arrin në  pothuaj 3 milionë e 200 mijë. Viti 2019 sheh një trend pozitiv, me largim prej 105 mijë qytetarësh.

Nga Anglia, gjatë vitit të shkuar, janë larguar rreth 400 mijë qytetarë, thonë shifrat e Zyrës Kombëtare për Statistika(ONS). Gjermaninë, bazuar në statistikat zyrtare e lënë për çdo vit 250 mijë gjermanë. Nga Suedia, çdo vit largohen 10 mijë suedezë. Poloninë, pas hyrjes në Bashkimin Evropian më 2004, e lënë secilin vit 2 milionë polakë. I vetmi dallim i Polonisë nga vendet tjera post-komuniste është që merr krah pune nga vendet tjera. Mbi 1.5 milionë punëtorë i merr nga Ukraina.

Duke parë këta trendë, është me rëndësi të vihet në dukje nëse diferenca mes atyre që hyjnë dhe atyre që dalin nga tregu i punës është pozitive, apo negative. Në Ballkanin Perëndimor, trendët kanë qenë absolutisht negativë për të gjithë. Në rastin e Serbisë dhe të Bosnjës shifrat janë disi më të zbutura, ndoshta për shkak të numrit lartë të të huajve që kanë hyrë, por janë tranzit në këto vende.

Ndaj, duke iu kthyer edhe një herë deklaratës së presidentit Meta, do të ishte e pëlqyeshme që përveç dhënies së shifrave si shabllonë, të bëhej një analizë interpretuese e statistikave. Përveç pushteteve të ndryshme që Presidenti i Republikës ka, duhet kujtuar fuqia që ka liria e tij – liria për të shprehur publikisht mendime, për të dhënë gjykime, propozime, këshilla, etj., të cilat në rrafshin ligjor nuk kanë asnjë efekt, por që në nivelin politik mund të kenë peshë të veçantë në opinion publik dhe tek forcat shoqërore. Përcaktimi i një diagnoze ekstreme për Shqipërinë në lidhje me flukset e migrimit, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve nuk bëri gjë tjetër veçse vuri  në dukje paaftësinë dhe pamundësinë e tij për të qenë “super partes”, pasi përdorur  një problem dramatik rajonal në mënyrë instrumentale dhe demagogjike. Shqipëria nuk mund të themi që nuk ka diagnozë, por në bazë të shifrave të para dhe të interpretuara mund të themi që renditet veçse në rreshtin e mesit të disa prej shteteve që janë duke lënguar për demografinë e tyre.

Etiketa: Baton Haxhiuilir Metapresidenti


Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
Kalon vetingun prokurorja e Tiranës

Kalon vetingun prokurorja e Tiranës

Zbardhet vrasja e vëllait të Talo Çelës, në kërkim ekzekutori i dyshuar

Zbardhet vrasja e vëllait të Talo Çelës, në kërkim ekzekutori i dyshuar

Pjesëtar i “Ndragheta”, gjykata vendos për ekstradimin e “xhaxhait”

Pjesëtar i "Ndragheta", gjykata vendos për ekstradimin e "xhaxhait"
















TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com