Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Meta nuk dekreton ligjin “Antishpifje”, e kthen në Kuvend

2020/01/12 at 11:20 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Ilir Meta: Nuk iki nga sheshi deri sa të kthejmë të drejtën për referendum

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë ligjin “Antishpifje” të miratuar disa javë më parë në Kuvendin e Shqipërisë nga mazhoranca.


Sipas Presidentit ky ligj shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik si dhe të drejtën e lirisë së shprehjes.

“Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik. Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit Në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese Shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,”-është shprehur Presidenti ndërkohë që e ka kthyer ligjin në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij ky ligj është “në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”, si dhe në shkelje të standardeve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Kjo gjendje censure krijohet përmes aplikimit të masave ndëshkuese jo proporcionale që këto dispozita parashikojnë, masa që mund të vlerësohen dhe vendosen nga organe administrative, të cilat në kundërshtim të hapur me rendin e brendshëm kushtetues dhe ligjor, u jepet fuqia që t’i vënë në ekzekutim të menjëhershëm këto masa, përpara se të ketë një vendimarrje përfundimtare dhe të formës së prerë mbi ligjshmërinë e tyre.

Hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pasigurtë ndaj operatorëve mediatikë elektronikë, për shkak të trysnisë së aplikimit pa kriter dhe subjektiv të masave ndëshkuese dhe shproporcionale që parashikon ligji i miratuar.

Këto mekanizma jo proporcionalë të forcës ndëshkuese që përmbajnë ndryshimet ligjore të miratuara, krijojnë hapësirë që ato të aplikohen përkundrejt mediave on line që janë kritike me punën e qeverisë. Kjo e fundit përmes përfaqësuesve të saj në organet vendimarrëse dhe kompetencave që këto organe marrin, ka të gjitha mundësitë të shfrytëzojë këtë bazë ligjore që lejon interpretim subjektiv, të ndëshkojë në mënyrë të padrejtë çdo media e cila nuk i përshtatet vullnetit politik të shumicës.

Ky realitet do të prodhonte frikësimin dhe autocensurën, mbylljen apo pezullimin me pa të drejtë të mediave elektronike, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në cilësinë dhe objektivitetin e informacionit, ç’ka do të prodhonte furnizimin e publikut me fakte ndryshe nga realiteti, që jo vetëm keqorientojnë shoqërinë në kërkimin e të drejtave të tyre, por dhe në përmbushjen e përgjegjësive qytetare për ndërtimin dhe ruajtjen e vetë demokracisë”, -shkruhet në dekretin e Metës.

 

E PLOTË
Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 92/2019 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit
DEKRET
PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 92/2019

“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008, “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,

Dekretoj
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 92/2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, me qëllim rishikimin sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Nr. Dekreti 11414
Tiranë, më 11.01.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META
Arsyet e kthimit të ligjit nr. 92/2019
“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”

Të nderuar deputetë,
Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 18 dhjetor 2019, ka miratuar ligjin nr. 92/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Me shkresën nr. 4490 prot., datë 26.12.2019, të Kuvendit, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 5081 prot., datë 26.12.2019, ky ligj është përcjellë për dekretim e shpallje.

Sipas praktikës parlamentare të publikuar, rezulton se ky projektligj është pjesë e paketës ligjore e quajtur publikisht si “paketa antishpifje” dhe është hartuar fillimisht nga një grup pune, me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ekspertë të fushës.

Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare mbi propozimin, shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit, si dhe përmbajtjes së dispozitave të ligjit nr. 92/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të miratuar, konstatohet se sipas relacionit të Këshillit të Ministrave dhe Raportit të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në cilësinë e komisionit përgjegjës për shqyrtimin e projektligjit, ky ligj ka si qëllim reflektimin e ndryshimeve të propozuara dhe të miratuara tashmë në ligjin nr. 91/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, në lidhje me rregullimin e shërbimeve të publikimeve elektronike.

Nga shqyrtimi paraprak i faqes zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, konstatohet paraprakisht se Kuvendi, nuk ka publikuar deri më tani, përmbajtjen e akteve ligjore të “paketës antishpifje” të miratuar prej tij, si ligjin nr. 91/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ashtu dhe ligjin nr. 92/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të miratuara njëkohësisht në datën 18.12.2019.

Kjo përbën një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut dhe është me vend që të evidentohet në këtë relacion arsyetues.
Nga shqyrtimi i përmbajtjes së ligjit nr. 92/2019, rezulton se ai është i përbërë nga katër nene përmes të cilëve realizohen shtesa e ndryshime në dispozitat e ligjit aktual, kryesisht për të vendosur në ekzekutim vendimet e marra nga Këshilli i Ankesave dhe Bordi i AMA-s, që përmbajnë sanksione apo masa administrative shtrënguese që vendosin këto organe administrative, përkundrejt ofruesve të shërbimeve të publikimeve elektronike on-line.

Konkretisht, nëpërmjet neneve 3 dhe 4 të ligjit nr. 92/2019, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, si autoriteti përgjegjës që administron domain cc.TLD.al, i jepet kompetenca ligjore të zbatojë vendimet e organeve të AMA-s, duke detyruar njëkohësisht ofruesit e shërbimeve të aksesit në internet që të zbatojnë këto vendime.

Konkretisht në këto dispozita parashikohet shprehimisht se:

Neni 3
Në nenin 12, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. AKEP-i bashkëpunon me AMA–n në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe dispozitave të tjera nënligjore, si dhe siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit të Ankesave dhe organeve të tjera të AMA-s, duke detyruar ofruesit e shërbimeve të aksesit në internet të zbatojnë aktet/vendimet përkatëse të këtyre autoriteteve, sipas afateve dhe procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi”

Neni 4
Në nenin 137, në fund të kreut V, pas pikës 19 shtohet pika 20 me këtë përmbajtje:
“20. Nuk zbatojnë urdhrat/vendimet e AKEP-it, që lidhen me zbatimin e akteve/vendimeve të Këshillit të Ankesavedhe të AMA-s apo të nxjerra nga çdo organ tjetër me kompetenca ligjore në këtë fushë, sipas nenit 4, të këtij ligji.”

Sipas përcaktimeve të mësipërme, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të shërbejë si segmenti fundor i forcës shtrënguese të procesit të marrjes së masës administrative nga AMA, si mjeti nëpërmjet të cilit, do të zbatohen vendimet e miratuara prej orgnave të saj (Këshilli i Ankesave, Bordi).

Për më tepër, përmes nenit 4 të ligjit nr. 92/2019, AKEP-it i jepet kompetencë që në rast se ofruesi i shërbimeve mediatike nuk zbaton urdhrat/vendimet e AKEP-it, që lidhen me zbatimin e akteve/vendimeve jo të formës së prerë të Këshillit të Ankesave dhe të Bordit të AMA-s apo të nxjerra nga çdo organ tjetër me kompetenca ligjore në këtë fushë, sipas nenit 4, të këtij ligji, atëherë personi juridik privat do të ndëshkohet me gjobë në shumën prej 1 000 000 lekë.

Pra, përmes kësaj dispozite, forca shtrënguese përkundrejt ofruesve të shërbimeve mediatike të publikimeve elektronike rritet nën mbikqyrjen e njëpasnjëshme të dy organeve.

Në referim të qëndrimit të mbajtur në arsyetimin e Dekretit nr.11413, datë 11.01.2020, të Presidentit të Republikës, për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 91/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, bëhet e detyrueshme që ligjvënësi bashkarisht me shqyrtimin e ligjit nr. 91/2019, të rishqyrtojë edhe ligjin nr. 92/2019, pasi këto dy akte të reja ligjore janë pjesë e së njëjtës paketë të lidhura procedurialisht dhe materialisht me njëra- tjetrën.

Nëse Kuvendi i Shqipërisë, do të shqytojë e miratojë Dekretin nr. 11413, datë 11.01.2020, për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 91/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, kjo gjë ndikon dhe bën të detyrueshme rishikimin dhe reflektimin e qëndrimit edhe në ligjin nr. 92/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

Në arsyetimin e kthimit të ligjit nr. 91/2019, Presidenti i Republikës ka parashtruar argumenta mbi domosdoshmërinë e rishikimit nga Kuvendi të sanksioneve financiare, mënyrës së vendimmarrjes, organit që ka të drejtë të marrë vendimin, si dhe mbi mënyrën e ekzekutimit të këtyre sanksioneve, apo të masave të tjera ndëshkuese.

Shqetësimet për përhapjen e lajmeve të rreme, apo ndikimit negativ të dezinformimit, duhet të adresohen në mënyrë të tillë që çdo mjet ligjor mbrotjës ndaj këtyre fenomeneve të mos rrezikojë në asnjë rast, të vendosë në disbalancë, apo të krijojë rrezikun e keqpërdorimit të këtyre mjeteve ligjore për të cenuar të drejtën për informacion, lirinë e shprehjes dhe të medias apo dhe lirinë për veprimtari ekonomike, të drejta këto që gëzojnë mbrojtje të posaçme nga Kushtetuta dhe aktet ndërkombëtare.

Ndërsa delegimi me ligj një organi administrativ i kompetencave që Kushtetuta nuk ia lejon, mungesa e transparencës në procedurën e vendimmarrjes, dhe aplikimi i sanksioneve disproporcionale dhe pa kaluar në shqyrtimin gjyqësor, nuk është në balancë mes interesit publik për mbrotjen nga lajmet/informacionet e rreme, dhe të drejtës për informim, lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të aktivitetit ekonomik në fushën e publikimeve elektronike.

Në këtë logjikë, edhe nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 92/2019, do të duhet të rivlerësohen në kuadër të rishqyrtimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të dispozitave respektive të ligjit nr. 91/2019, lidhur me masat ndaj ofruesve të shërbimeve mediatike në rastet e shkeljes të dispozitave ligjore.

Përsa më sipër, me qëllimin e vetëm përmirësimin e këtij ligji në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe aktet ndërkombëtare dhe në harmoni me dispozitat e ligjit nr. 91/2019, në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të neni 85 pika 1 të saj, kam vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 92/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, në mënyrë që të rivlerësohet së bashku me ligjin nr. 91/2019, prej të cilit kushtëzohen ndryshimet, me qëllim përfshirjen e rregullave strikte për ngritjen e funksionimin e organeve administrative të pavarura, rivlerësimin e nivelit të masave administrative të parashikuara në analizë të realitetit ekonomik në të cilin janë ngritur e funksionojnë ofruesit e shërbimit të medias, rishikimit të procesit të vlerësimit dhe marrjes së masave administrative dhe ekzekutimit të tyre, si dhe rivlerësimin e efektit të drejtpërdrejtë që do të kenë në përditshmërinë e punës së ofruesve të shërbimit mediatik elektronik nga parashikimet e reja ligjore.

 

Etiketa: meta


Ju sugjerojmë

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
Kryesore

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

31 Maj, 2025 10:59 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
Rajoni

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

31 Maj, 2025 10:34 pm
Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
Bota

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

31 Maj, 2025 10:02 pm
Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror
Aktualitet

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

31 Maj, 2025 9:32 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

31 Maj, 2025 9:22 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD për mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në…

31 Maj, 2025 9:04 pm
Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite
Bota

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

31 Maj, 2025 8:38 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

31 Maj, 2025 8:09 pm
VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih
Sport

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

31 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Anulohen disa fluturime nga Rinasi drejt Italisë

Aviacioni Civil: Anulohen dy fluturime me Italinë më 14 Janar

I mori 5 milionë lekë përmes mashtrimit, pranga 22-vjeçarit

I mori 5 milionë lekë përmes mashtrimit, pranga 22-vjeçarit

Si u përfshi Instagrami mes tensioneve SHBA-Iran

Si u përfshi Instagrami mes tensioneve SHBA-Iran
















TE FUNDIT

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
31 Maj, 2025

Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0....

Lexo më shumë

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
31 Maj, 2025

Më shumë se gjysma e të gjitha videove kryesore që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor në TikTok përmbajnë dezinformata. Përmes...

Lexo më shumë

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
31 Maj, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për kundërshtarët e tij opozitarë lidhur me refuzimin e kandidaturës së Albulena...

Lexo më shumë

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
31 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korschenbroich të Gjermanisë. Sipas Bild, mësohet se një avion i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com