Presidenti Meta ka njoftuar sot dekretimin e dy ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.
Bëhet me dije se në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës presidenti ka dekretuar ligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2018” dhe “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
Këto dy ligje janë miratuar në Kuvend më 17 tetor 2019 dhe tashmë do të botohen në fletoren zyrtare. /Opinion.al