Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Meta kundër bisedimeve për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi: Nuk sjell dobi, veç retorika populiste

2018/08/29 at 9:40 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Zbulohet sa paguhen Presidentët në Ballkanin Perendimor, mes tyre Meta dhe Thaçi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është deklaruar kundër bisedimeve për ndryshimin e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një debat i nxitur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe ai i Serbisë Aleksandër Vucic para takimit të tyre të radhës në Bruksel (7 shtator). Meta thotë se dialogu Kosovë-Serbi është ndërtuar mbi realitetin aktual të dy shteve dhe cdo devijim provokon emicione dhe retorika nacionaliste, pa sjellë asnjë dobi.

Intervista e plotë Presidentit Ilir Meta për “Albanian Daily Neës”

Zoti President, kohët e fundit është hapur një debat i madh mbi ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, debat në të cilin janë përfshirë politikanë vendas dhe të huaj dhe shumë analistë. Cili është qëndrimi juaj lidhur me këtë debat?


Dialogu Serbi-Kosovë është ndërtuar jo për të ndryshuar realitetin, por për të udhëhequr procesin e pranimit të tij, në emër të paqes e stabilitetit. Ai është parakusht për integrimin evropian të të dy vendeve.

Çdo diskutim dhe debat që ndihmon në kuptimin dhe pranimin e këtij realiteti është i mirëpritur. Çdo devijim nga ky realitet, përveçse provokon emocione dhe retorika populiste nuk sjell dobi.

Ballkani ka pësuar transformime të thella në dy dekadat e fundit në të cilat janë investuar seriozisht SHBA dhe BE-ja. Një nga investimet më të mëdha dhe të suksesshme ka qenë Pavarësia e Kosovës dhe në vijimësi vendosja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve dhe të stabilitetit, paqes dhe sigurisë afatgjate në rajon.

E kaluara historike e Ballkanit është fatkeqësisht e lidhur me ndryshime kufijsh, spastrim etnik dhe shpërngulje të dhunshme të popullsive të cilat janë shoqëruar me probleme të mëdha, armiqësi, luftëra e urrejtje.

Marrëveshja që mendohet të arrihet sot mes palëve është e rëndësishme të çlirojë energji pozitive, të ndihmojë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë dhe të shërojë ndjenjën e urrejtjes të mbjellë nga e kaluara dhe historia.

Ju mendoni se historia po përsëritet, ky proces duket se është i mirë koordinuar nga të dy palët?

Është jetike që jo vetëm të mos rikthehen më kurrë pamje të shpërnguljes ose lëvizjes me dhunë të familjeve, qofshin këto serbe apo shqiptare, por edhe asnjë familje e vetme nuk duhet të mendojë shpërnguljen për shkak të pasigurisë që sjell debati i ndryshimit të kufijve.

Cili është roli i Shqipërisë në këtë çështje të rëndësishme?

Shqipëria gjithmonë ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e fortë e procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA dhe përfundimi i këtij dialogu duhet ta bëjë rajonin më të qetë dhe qytetarët tanë më të sigurtë për të ardhmen e tyre.

Për Shqipërinë është i një rëndësie të veçantë respektimi i parimeve bazë të sanksionuar në Kartën e Helsinkit dhe të Parisit të OSBE për sigurinë në Europë, veçanërisht parimi i mos-ndryshimit të kufijve.

Çfarë fiton Serbia nga kjo marrëveshje?

Bashkimi Evropian me Strategjinë e re të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, u ka ofruar perspektivë të qartë integruese vendeve të këtij rajoni.

Unë besoj se përmes një marrëveshjeje me Kosovën Serbia fiton të ardhmen e saj evropiane, pasi dihet se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë kusht i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për çdo vend të rajonit, përfshirë dhe Serbinë.
Të mos harrojmë që në dokumentin hyrës të BE-së në janar të vitit 2014, kur u hapën negociatat me Serbinë theksohet se ky proces duhet të sigurojë që të dyja palët të ecin në rrugën e tyre evropiane, pa mundësinë që ta bllokojnë njëra-tjetrën në këtë përpjekje dhe kjo gradualisht duhet të çojë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

BE-ja dhe SHBA janë garant që përfundimi i kësaj marrëveshjeje i siguron Serbisë rrugën e saj drejt integrimit në BE. Autoritetet e larta serbe kanë deklaruar shpesh se antarësimi i vendit të tyre në BE është shumë i rëndësishëm dhe janë angazhuar seriozisht në këtë proces. Shtoj se ky përfitim është në të mirë e dobi jo vetëm të Serbisë por edhe të serbëve që jetojnë në Kosovë, është në interes të të gjitha vendeve të rajonit.

Presidenti i Kosovës Thaçi ka deklaruar disa herë se ndryshimi i kufijve do të jetë në të mirë të të ardhmes së Kosovës?

Së pari do të uroja për Kosovën të kishim një bashkim forcash dhe energjish që promovojnë dhe mbështesin në unison interesin më të mirë të tëgjithë qytetarëve të Kosovës.

Kam vënë re se Presidenti Thaçi ka përsëritur rëndësinë e integritetit territorial të Kosovës, rëndësinë e multietnicitetit të saj dhe rëndësinë e stabilitetit të rajonit. Këto janë parime shumë të rëndësishme të cilat garantojnë një proces të pakthyeshëm dhe të qëndrueshëm.

Si e shikoni ju të ardhmen e Kosovës?

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i njohur dhe i pranuar tashmë nga një shumicë bindëse e vendeve anëtare të OKB-së. Kosova është sot anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare dhe rajonale.

Ajo është futur në një proces asociimi të Bashkimit Evropian dhe qytetarët e saj janë në pritje të lajmit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj në vendet e Bashkimit Evropian.

Shqipëria është krenare që ka kontribuar në këto arritje të rëndësishme dhe mbetet e vendosur në angazhimin e saj për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB dhe në BE.

Keni ndonjë koment ndaj intervistës së Ministrit Bushati?

Unë mbështes qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë në përkrahje të përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për ruajtjen e stabilitetit, integritetit territorial, karakterit multietnik të shtetit të Kosovës dhe garancive të rëndësishme ndërkombëtare, Plani Ahtisari e Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisëtë Hagës, i cili legjitimoi të përputhshëm me të Drejtën Ndërkombëtare Pavarësinë e Kosovës.

Bashkimi Evropian ka qenë deri tani jo shumë i qartë lidhur me çështjen e kufijve. Mendimi juaj zoti President?

Modeli dhe parimet e bashkëjetesës, harmonisë dhe paqes mes vendeve të Bashkimit Evropian është modeli i shkrirjes dhe zhdukjes së kufijve shtetërorë, veçanërisht atyre etnikë.

Kështu e shikoj edhe unë procesin e integrimit të rajonit tonë në BE: drejt bërjes të parëndësishëm të kufijve dhe jo drejt imponimit të kufijve të rinj.

Çdo tentativë për të imponuar modele të ndryshimit të kufijve, jo vetëm do të cenonte stabilitetin e rajonit por do të vinte në rrezik edhe frymën dhe parimet e BE-së për të cilat ajo është investuar nga themelimi i saj deri sot.

Më 30 shtator Qeveria Zaev do të organizojë referendumin lidhur me marrëveshjen e arritur me Greqinë për emrin e ardhshëm të saj, rezultati i të cilit është ende një dilemë. Sa i rëndësishëm është për Shqipërinë e rajonin ky rezultat?

Integrimi i rajonit në BE dhe në NATO është një proces i rëndësishëm dhe jetik për të ardhmen e tij. Maqedonia ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm, të favorshëm dhe optimist, pas një periudhe të gjatë stanjacioni në marrëdhëniet me Greqinë, me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n.

Pa asnjë mëdyshje ne kemi mbështetur dhe nxitur dialogun e drejtpërdrejtë mes Athinës e Shkupit me bindje të plotë se kjo është rruga më e mirë për tëçuar përpara dhe për të gjetur zgjidhjen e duhur të procesittë tejzgjatur integrues të Maqedonisë.

Marrëveshja e arritur me Greqinë për emrin hap një perspektivë të re, është një hap pozitiv i Maqedonisë drejt anëtarësimit të saj në NATO, integrimit në BE dhe ndikon drejtpërdrejt nëpaqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.

Faktori politik shqiptar në Maqedoni ka një rol tëpazëvendësueshëm si në procesin e ndryshimeve të brendshme e kohezionit politik e social ashtu edhe në procesin euroatlantik të Maqedonisë.

Ai ka sërish mundësinë të rikonfirmojë qëndrimin e palëkundur të tij pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në BE duke u angazhuar seriozisht dhe me të gjitha energjitë për suksesin e këtij referendumi.

Suksesi i këtij referendumi është një fitore e forcave dhe frymës integruese, europianiste dhe euroatlantike kundrejt tendencave arkaike, anti-evropiane dhe anti-NATO jo vetëm në Maqedoni por në të gjithë rajonin tonë.

Ndaj besoj e njëkohësisht u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në referendumin e datës 30 shtator dhe të votojnë pro marrëveshjes, për të çelur një kapitull të ri jo vetëm në dobi të integrimit të Maqedonisë, por edhe në të mirë të ardhmes së tyre në këtë vend.

Etiketa: kufijteKUndermeta


Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

1 Tetor, 2025 8:56 pm
IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
Aktualitet

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

1 Tetor, 2025 6:55 pm
“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
Aktualitet

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

1 Tetor, 2025 6:50 pm
Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri
Aktualitet

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

1 Tetor, 2025 6:16 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Begaj dekreton datën, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 4:08 pm
Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar
Aktualitet

Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar

1 Tetor, 2025 3:24 pm
Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide
Aktualitet

Kroaci/ Kthehet në Shqipëri ngarkesa me speca, të kontaminuara me pesticide

1 Tetor, 2025 2:35 pm
“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
Aktualitet

Reagimi i Veliajt pas shkarkimit: Jam më i fortë se kurrë në betejë me të ligën…

1 Tetor, 2025 1:34 pm
Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës

1 Tetor, 2025 12:43 pm
Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët
Kryesore

Zgjedhjet për Tiranën, zbulohen 3 emrat që po negocion PD me opozitarët

1 Tetor, 2025 12:13 pm
Para
Si ta bëni Shën Valentinin sa më seksi bazuar në shenjën e horoskopit

Planeti Mars ndryshon pozicionin, ja çfarë ndikimi do të ketë për të gjitha shenjat e horoskopit

Pamje të prag-tragjedisë/ Merr flakë trageti grek me 875 pasagjerë, mes tyre dhe shqiptarë

Pamje të prag-tragjedisë/ Merr flakë trageti grek me 875 pasagjerë, mes tyre dhe shqiptarë

Aurela Gaçe kujton me nostalgji Dr. Florin dhe poston dy video domethënëse

Aurela Gaçe kujton me nostalgji Dr. Florin dhe poston dy video domethënëse
















TE FUNDIT

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
1 Tetor, 2025

Mediat italiane bëjnë me dije se Ardian Ismajli do të qëndrojë jashtë fushave rreth një muaj për shkak dëmtimi dhe...

Lexo më shumë

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
1 Tetor, 2025

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti mes disa personave në Bilisht. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 3...

Lexo më shumë

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
1 Tetor, 2025

Korrespondenti në Washington i rrjetit televiziv turk NTV, është pushuar nga puna pasi bëri komente kritikuese për takimin mes Trump...

Lexo më shumë

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
1 Tetor, 2025

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10 mijë franga zvicerane, për incidente...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com