Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Meta kthen për rishqyrtim ligjin për Akademinë e Shkencave

2019/08/09 at 7:44 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: Nëse më thotë më “burri i Monikës”, do t’i them “gruaja e Bilalit”

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të kthejë për rishqyrtim ligjin nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.


Në arsyetimin bashkangjitur dekretit, Presidenti shkruan se ky ligj “bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë;  cënon kompetencat e Presidentit të Republikës; nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë”

Sipas ligjit të ri Akademisë së Shkencave  i jepet një status më i lartë në hierarkinë e kërkimit shkencor dhe sipas interpretimit të presidentit duket qartë se asaj dhe anëtarëve të Asamblesë, u jepet një rol jo vetëm koordinues, por dhe mbikëqyrës ndaj veprimtarisë shkencore të institucioneve të arsimit të lartë. Kjo mund të sjellë probleme në harmonizimin mes dy institucioneve prandaj presidenti këshillon se ligji duhet të ishte i shoqëruar gjithashtu edhe me parashikime të qarta sesi këto institucione autonome punojnë dhe koordinohen mes tyre me qëllim bashkërendimin, zhvillimin, organizimin dhe administrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore.

Presidenti shton më tej se pika 3 e nenit 4 duhet rivlerësuar pasi Akademia e Shkencave nuk duhet të jetë, siç e parashikon ligji, e vetme për të realizuar në ndërtimin  e strategjive dhe zbatimin e politikave për përdorimin e njësuar të gjuhës shqipe zyrtare, të terminologjive bashkëkohore të shkencës dhe teknikës, si dhe për konsolidimin e gjuhës shqipe në të gjitha fushat e shkencës. Brenda këtij procesi shkruan presidenti duhen përfshirë edhe katedrat përbërëse të fakulteteve të gjuhës, shkencave sociale, gazetarisë etj., të cilat mund të kenë propozime konkrete, për problematika konkrete lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe.

Pika tjetër që kundërshtohet nga presidenti është Pika 7 e nenit 4, e cila sipas tij i jep Akademisë së Shkencave një rol më të lartë autoriteti përkundrejt institucioneve të arsimit të lartë, duke bërë që këto parashikime jo vetëm të mos jenë në harmoni me ligjin e arsimit të lartë, por të bien në kundërshtim edhe me parashikimet e Kushtetutës përsa i takon autonomisë së veçantë që gëzojnë këto institucione.

Autonomia e institucionit të arsimit të lartë cenohet gjithashtu edhe në pikën 14 të nenit 4 sipas presidentit pasi parashikon kompetenca që tashmë janë të sanksionuara me ligj në fushën e trajtimit dhe zhvillimit të doktoraturës.

Presidenti është ndalur gjithashtu në pikën 5 dhe 6 të nenit 11 lidhur me kompetencat e tij në raport me emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave.

“Kushtetuta nuk ka vendosur një afat të përcaktuar, brenda të cilit Presidenti i Republikës duhet të shprehet apo për ndonjë pasojë që mund të vijë nga mos-shprehja me akt të vullnetit të tij, në procesin e emërimit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave. Ndërkohë parashikimi i pikës 5, të nenit 11 të ligjit nr. 53/2019 synon vendosjen e një afati 10-ditor, brenda të cilit Presidenti i Republikës duhet të kryejë emërimin e kryetarit” shkruhet në njoftimin e presidencës.

Aty shkruhet më tej se “nuk arrihet të kuptohet se cila ka qenë arsyeja dhe qëllimi i ndërhyrjes me ligj në këtë nivel antikushtetutshmërie!” dhe akuzon Kuvendin se këto ndryshime “janë bërë në mënyrë subjektive dhe krejt të pambështetura”.

“Presidenti i Republikës është organi i emërtesës për emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe kjo kompetencë e Kreut të Shtetit kurrsesi nuk mund të derivohet dhe as të kufizohet në një vendimmarrje të dytë të ndonjë institucioni apo organi tjetër kushdo qoftë ai” shkruhet ndër të tjera në njoftimin e presidencës. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit
Bota

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit

10 Shtator, 2025 2:18 pm
PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit
Kryesore

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit

10 Shtator, 2025 1:31 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

10 Shtator, 2025 1:10 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

10 Shtator, 2025 12:53 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij

10 Shtator, 2025 12:12 pm
Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë
Bota

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë

10 Shtator, 2025 11:33 am
Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim
Bota

Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim

10 Shtator, 2025 11:14 am
Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak
Bota

Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak

10 Shtator, 2025 11:10 am
I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu
Kronikë

I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu

10 Shtator, 2025 10:06 am
Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi
Bota

Erdogan: Jemi me Katarin deri në fund, Izraeli nuk do paqe

10 Shtator, 2025 9:58 am
Para
EUROPOL operacion kundër trafikimit të fëmijëve, 70 të arrestuar

EUROPOL operacion kundër trafikimit të fëmijëve, 70 të arrestuar

Shqipëria renditet në vendet me rrezik të lartë nga mungesa e ujit

Shqipëria renditet në vendet me rrezik të lartë nga mungesa e ujit

Shqiptari i dëbuar 14 herë nga Italia, çfarë e bën të këmbëngulë sërish

Shqiptari i dëbuar 14 herë nga Italia, çfarë e bën të këmbëngulë sërish
















TE FUNDIT

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit
10 Shtator, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Poloni, ku dronët rusë shkelën...

Lexo më shumë

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit
10 Shtator, 2025

PD mbledh sot Kryesinë e saj, e para mbledhje që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në këtë...

Lexo më shumë

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
10 Shtator, 2025

Dy ditë para mbledhjes së parë të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike ka...

Lexo më shumë

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

Auto-Skicë
10 Shtator, 2025

Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, ka caktuar seancën e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Seanca e parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com