Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Meta jep 4 arsyet pse Komisioni i Venecias i dha të drejtë  

2020/06/22 at 2:50 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A

Presidenti i vendit Ilir Meta në një dalje për mediat ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias lidhur me çështjen e Gjykatës Kushtetuese.


Meta është ndalur në 4 pika të këtij drafti, lidhur me përplasjet mes Kuvendit dhe Presidencës dhe mënyrën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Në radhë të parë Komisioni i Venecias konfirmoi se shkaku i përplasjes midis Kuvendit dhe Presidentit ishin veprimet antiligjore të ish-kryetarit të KED dhe veçanërisht të mënyrës së dërgimit të listave prej tij. Komisioni sqaron pas asnjë ekuivok se përgjegjësia e kryetarit të KED është e provuar, sepse nuk e diskutoi në mënyrë plenare me anëtarët e tjerë siç e kërkon ligji”, u shpreh Meta.

Gjithashtu Presidenti, duke ju referuar Komisionit të Venecias tha se KED ka funksionuar në mënyrë jo transparente duke përjashtuar   Avokatin e Popullit nga mbledhjet, çka është cilësuar antikushtetuese nga Komisioni i Venecias.

“Komisioni në pikat 96, 98 konfirmoi se veprimet e Presidentit ishin në përputhje me kushtetutën. Ato kanë ruajtur kushtetueshmërinë e procesit të emërimit dhe konfirmon dekretimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese dhe jo të një kandidateje të vetëzgjedhur”, u shpreh Meta.

Në fund Presidenti u ndal edhe tek betimi i gjyqtarëve: “Lidhur me betimin  e gjyqtarëve , komisioni konfirmoi se betimi bëhet vetëm para Presidentit të Republikës dhe është parakusht jo vetëm për fillimin e detyrës, por edhe për fillimin e legjitimitetit të mandatit të gjyqtarit”, deklaroi Presidenti.

Deklarata e plotë e Presidentit Ilir Meta:

Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se shkaku i përplasjes institucionale midis Kuvendit dhe Presidentit të Republikës ishin veprimet antiligjore të ish-Kryetarit të KED-se Dvorani dhe veçanërisht të mënyrës së dërgimit të listave prej tij.

Opinioni qartëson pa asnjë ekuivok se përgjegjësia individuale e ish-Kryetarit të KED Dvorani, për kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave, është tërësisht e provuar, sepse ai nuk e diskutoi në mbledhje plenare me të gjithë anëtarët e KED siç e kërkon ligji.

Ja çfarë thuhet në pikën 92 të Opinionit të Komisionit të Venecias:

  1. “Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të renditjes së kandidatëve tek Presidenti dhe Kuvendi…”

“…Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial…”

“…Kjo mënyrë veprimi nuk u diskutua në KED…”

 

Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka funksionuar në mënyrë jo transparente dhe përjashtimi i Avokatit të Popullit nga mbledhjet e KED është veprim antikushtetues.

Ja çfarë thotë Komisioni i Venecias në pikën 90 të Opinionit:

  1. “Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparente.

Transparenca është thelbësore për të fituar besimin e publikut në procedurën e emërimit, pra të vet Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, KED shpërfilli praninë e detyrueshme kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues qoftë në përzgjedhjen përmes shortit, qoftë edhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e KED-së (nenet 149/d (3) dhe 179 (11) të Kushtetutës)…”

 

Komisioni i Venecias në pikat 96, 98 të Opinionit konfirmoi përfundimisht se veprimet e Presidentit, jo vetëm që ishin tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin, por ato kanë ruajtur kushtetushmërinë e gjithë procesit të emërimit.

Në këto paragrafë, Komisioni Venecias, konfirmoi të drejtë emërimin nga Presidenti të gjyqtares së dytë dhe refuzimin e pranimit të betimit të një kandidate të vetë-zgjedhur pas deklarimit përpara një noteri

Ja çfarë thotë Komisioni i Venecias në pikat, 96 – 98 të Raportit:

  1. “… Për më tepër, nëse Presidenti do kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët, që është dhe numri minimal që parashikon Kushtetuta…”

“…Përfundimisht, kandidati i zgjedhur nga Presidenti ishte renditur ndër tre të parët nga lista e KED, pas zgjedhjes së Kuvendit të kandidatit të tretë të listës…”

  1. “…Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht…”

 

Në lidhje me ligjin aktikushtetues të mazhorancës për ndryshimin e procedurës së betimit të gjyqtarit përpara Presidentit, Komisioni i Venecias, konfirmoi se, betimi i Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm përpara Presidentit të Republikës dhe është parakusht jo vetëm për fillimin e detyrës por dhe për konfirmimin e legjitimitetit të mandatit të gjyqtarit.

Komisioni i Venecias në paragrafët 99 – 100 të Opinionit shprehet se:

  1. “…Komisioni i Venecias thekson se neni 129 i Kushtetutës parashikon që një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën e tij/saj pasi të bëjë betimin përpara Presidentit të Republikës (theksuar fort).

“…Një detyrim i tillë është gjerësisht i përhapur në sistemet kushtetuese me qëllim që të përcaktojë qartë momentin kur nis ushtrimi i funksionit të gjyqtarit dhe momentin kur konfirmohet legjitimiteti i mandatit të tij/saj.

Kushtetuta shqiptare e bën të qartë se betimi përpara Presidentit është parakusht për nisjen e ushtrimit të funksionit…”

  1. “…Sipas mendimit të Komisionit, kushtetutshmëria e këtij ndryshimi me ligj është e dyshimtë pasi Kushtetuta shprehet qartë se betimi duhet të bëhet “përpara” Presidentit…” /Opinion.al
Etiketa: KEDkomisioni i veneciasmeta


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine
Kronikë

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

18 Tetor, 2025 1:18 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

18 Tetor, 2025 12:29 pm
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

18 Tetor, 2025 10:45 am
Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë
Kronikë

Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë

18 Tetor, 2025 9:44 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 tetor 2025

18 Tetor, 2025 8:36 am
Para
COVID-19/ SHBA e katërta në botë për nga numri i të prekurve

SHBA kundërshton kërkesën e Kinës për fluturime shtesë mes dy vendeve

Meta: Kemi një problem të madh, nuk po gjejmë dot aktin me të cilin…

"E vetmja ide që nuk kundërshtoj"/ Çfarë do i "toleronte" Meta Kuvendit

Sa mund të zgjasë imuniteti ndaj koronavirusit?

Mjeku italian: Virusi po zbutet, ishte si tigër ndërsa tani është si mace
















TE FUNDIT

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan për çështje politike dhe njohës i mirë i zhvillimeve në...

Lexo më shumë

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com