Gjatë vizitës së tij në Izrael, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë dhe një intervistë për gazetën vendase “The Times of Israel”.
Krahas disa çështjeve për të cilat u pyet, një prej tyre ishte edhe njohja nga Izraeli e Kosovës. Lidhur me këtë temë Presidenti u shpreh se dëshiron që kjo njohje të ndodh sa më shpejt.
“Kosova dhe Izraeli kanë një miqësi të madhe. Ne dëshirojmë dhe shpresojmë që Izraeli ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur. Unë nuk mund të flas në emër të secilit vend, por ka simpati të madhe midis kosovarëve për hebrenjtë, dhe anasjelltas. Shpresoj se do të vijë koha. Deri atëherë, të gjitha mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim dypalësh duhet të shfrytëzohen”, – tha Presidenti Meta.
Në vizitën e tij në Izrael Meta mori pjesë në ceremonitë që shënuan 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit./Opinion.al/