Një ditë pas propozimeve të qeverisë për ndryshimet në kabinetin qeveritar, Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht kërkesës, duke dekretuar shkarkimin e ministrave dhe zv/kryeministres.
Presidenti Meta ka dekretuar edhe dy nga emërimet e reja, emërimin e deputetes Elisa Spiropali, si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin edhe Erjon Braçen si Zv/kryeministër.
Ndërkohë Presidenti Ilir Meta nuk ka firmosur ende dekretin e shkarkimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.