Aktualitet

Presidenti/ Jo vetëm Rithemelimi, Balla: Pse nuk bisedojmë me deputetët e LSI


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 18/04/22 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në një dalje për mediat deklaroi se jo vetëm me Komisionin e Rithemelimit, por edhe me deputetët e LSI nuk do të zhvillohen bisedime për zgjedhjen e Presidentin e ri.

Balla theksoi se në traditën parlamentare zgjedhja e presidentit diskutohet me grupet parlamentare. Ndërsa vijoi deklaratën duke u shprehur se Komisioni i Rithemelimit ashtu edhe LSI nuk kanë një grup parlamentar.

“Grupet parlamentare në Kuvend dihet se kush janë. Në traditën parlamentare ka qenë gjithmonë që diskutohet për grupet parlamentare. Mendoj që Kuvendi duhet ta ruajë këtë traditë. Jo pa qëllim rregullorja ka caktuar numër për 7 anëtarësh. Nuk ka grup parlamentar të LSI në Kuvend”, u shpreh Balla.

Pas