Bota

Presidenti Italian: Po jetojmë një faqe të trishtë të historisë


               Publikuar në : 22:42 - 27/03/20 |
Opi Nion

Presidenti Italian Sergio Mattarella, ka kërkuar nga Europa jo vetëm solidaritet por mbi të gjitha të kuptojë seriozitetin e kërcënimit nga koronavirusi. Në një mesazh dërguar qytetarëve italianë, Mattarella tha se tashmë janë të pashmangshme iniciativa të përbashkëta europiane që tejkalojnë skemat e vjetra jashtë realitetit dramatik dhe kushteve në të cilat ndodhet kontinenti ynë sot. “Shpresoj që të gjitha të kuptojnë sa më shpejt, para se të jetë vonë, nga ky kërcënim për Europën. Solidariteti nuk është vetëm një kërkesë e vlerave të unonit, por edhe në interesin e përbashkët. Në Bashkimin Evropian, Banka Qendrore dhe Komisioni, ditët e fundit, kanë marrë vendime të rëndësishme pozitive financiare dhe ekonomike, të mbështetura nga Parlamenti Evropian. Por Këshilli i krerëve të qeverive kombëtare nuk e ka bërë ende këtë. Kjo pritet të ndodhë konkretisht në ditët në vijim”, u shpreh Mattarella.

Në një mesazh drejtuar italianave, ai tha: “Po jetojmë një faqe të trishtë të historisë sonë. Kemi parë imazhe që do të jetë e pamundur të harrohen. Disa zona dhe veçanërisht të moshuarit po paguajnë një çmim shumë të lartë”./Opinion.al

Pas