Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i zgjedhur Trump nuk përjashton përdorimin e forcës ushtarake për të marrë nën kontroll Groenlandën dhe Kanalin e Panamasë

2025/01/07 at 7:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Presidenti i zgjedhur Trump nuk përjashton përdorimin e forcës ushtarake për të marrë nën kontroll Groenlandën dhe Kanalin e Panamasë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump t nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën, gjatë një konference shtypi të martën, duke thënë se kontrolli amerikan i dyjave është jetik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.


Në një konferencë me gazetarë vetëm dy javë para se të marrë mandatin e ri më 20 janar, zoti Trump la të hapur mundësinë që të përdorë ushtrinë amerikane për të siguruar kontrollin ndaj këtyre dy territoreve.

“Nuk mund të zotohem”, tha ai, i pyetur nëse do të përjashtonte përdorimin e ushtrisë. “Ndodh që do të duhet të bëjmë diçka. Kanali i Panamasë ka rëndësi jetike për vendin tonë”.

Më pas ai shtoi se “Groenlanda na duhet për qëllime të sigurisë kombëtare”. Groenlanda është territor autonom i Danimarkës, një aleat tradicional i Shteteve të Bashkuara dhe njëra prej shteteve themeluese të NATO-s.

Zoti Trump po ashtu foli edhe për mundësinë që Kanadaja t’i bashkohej Shteteve të Bashkuara. Ai tha se për një gjë të tillë ai nuk do të mbështetej tek forca ushtarake, por në “forcën ekonomike”.

Djali i madh i Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump po viziton Groenlandën të martën në kuadër të një vizite private, duke nxitur spekulime se administrata e re e Shteteve të Bashkuara do të synojë që ta marrë nën kontroll territorin danez, të pasur me minerale.

Transmetuesi shtetëror danez njoftoi se avioni i Donald Trump Jr. arriti në Nuuk, kryeqyteti i territorit të madh dhe të akullt, që ka 57 mijë banorë. Mediat vendase transmetuan pamje të tij duke ecur në pistën e mbuluar me borë.

Qeveria e Groenlandës tha përmes një deklarate se zoti Trump Jr. Ndodhet atje në “një vizitë private” dhe se nuk bëhet fjalë për vizitë zyrtare, duke njoftuar se përfaqësuesit e Groenlandës nuk do të takohen me të. Groenlanda është një territor autonom që është pjesë e Danimarkës.

Sekretari i Përhershme në Departamentin e Punëve të Jashtme të Groenlandës, Mininguaq Kleist i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se autoritetet ishin njoftuar se zoti Trump Jr do të qëndronte atje për katër ose pesë orë.

As delegacioni i zotit Trump Jr. e as zyrtarët qeveritarë të Groenlandës nuk kërkuan takim, sipas zotit Kleist.

Por pavarësisht kësaj, vizita ka ngjyrim politik.

Territori në Arktik, është zonë e një rëndësie strategjike për Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë dhe të tjerët.

Ishulli më i madh i botës, Groenlanda shtrihet ndërmjet oqeanit Atlantik dhe atij Arktik dhe 80 për qind e territorit të saj është e mbuluar me shtresë akulli. Aty gjendet një bazë e madhe ushtarake amerikane.

“Po dëgjoj që popullsia e Groenlandës janë ‘MAGA’ (inicialet e sloganit ‘Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhërishme’. Djali im, Don Jr dhe përfaqësues të ndryshëm do të shkojnë atje për të vizituar disa nga pjesët më të mrekullueshme” Presidenti i zgjedhur Trump shkroi në një postim në platformën e tij sociale të hënën mbrëma.

“Groenlanda është një vend i mahnitshëm dhe banorët do të përfitojnë shumë nëse dhe kur të bëhet pjesë e shtetit tonë”, shkroi zoti Trump. “Do ta mbrojmë dhe do ta ruajmë nga një botë e rrezikshme. TA BËJMË GROENLANDËN SËRISH TË MADHËRISHME!”

Kryeministri i Groenlandës Mute Egede ka bërë thirrje për pavarësi nga Danimarka, duke theksuar në fjalimin e tij të Vitit të Ri se pavarësia do të ishte një mënyrë për t’u çliruar nga e kaluara koloniale. Por Kryeministri Egede po ashtu tha se ai nuk është i interesuar që Groenlanda të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, duke këmbëngulur që ishulli nuk është në shitje.

Kryeministri danez Mette Frederiksen tha të martën se e ardhmja e Groenlandës do të vendoset nga Groenlanda dhe i quajti Shtetet e Bashkuara aleatin më të rëndësishëm të Danimarkës.

Mbreti i Danimarkës Frederik X po rithekson të drejtat e shtetit të tij ndaj Groenlandës dhe Ishujve Faroe, një arkipelag që vetëqeveriset ndërmjet Islandës dhe Norvegjisë në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik.

Muajin e kaluar, mbreti ndryshoi stemën e Danimarkës për të përfshirë pjesët që përfaqësojnë Groenlandën dhe Ishujt Faroe. Groenlanda përfaqësohet nga një ari i argjendtë me gjuhë të kuqe. Shpallja mbretërore theksoi se që nga viti 1194, stema mbretërore “ka simbolizuar legjitimitetin dhe sovranitetin e shtetit dhe të monarkut”.

“Të gjithë jemi të bashkuar dhe secili prej nesh është i përkushtuar ndaj Mbretërisë së Danimarkës …. deri në Groenlandë”, tha mbreti në fjalimin e tij të Vitit të Ri.

Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti i zgjedhur amerikan e kishte përmendur blerjen e Groenlandës, e cila fitoi të drejtën për vetëqeverisje nga Danimarka në vitin 1979. Zoti Trump anuloi një vizitë të planifikuar në Danimarkë në gusht të vitit 2019 pasi kryeministri danez e hodhi poshtë këtë ide.

Zoti Trump e ringjalli këtë temë muajin e kaluar kur njoftoi për emërimin e ambasadorit të SHBA-ve në Danimarkë, duke shkruar: “për shkaqe të sigurisë kombëtare dhe lirisë në tërë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihen që pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute”.

Djali i tij i madh, Don Jr, është figurë e rëndësishme në lëvizjen politike të babait të tij dhe është pjesë e ekipit të tranzicionit të presidentit, që përzgjedh pjesëtarët e administratës së ardhshme në Shtëpinë e Bardhë./VOA



Ju sugjerojmë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën
Bota

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

14 Korrik, 2025 6:05 pm
Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”
Rajoni

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

14 Korrik, 2025 5:55 pm
Para
Zv. Sekretari Amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë, zbulohet data

Zv. Sekretari Amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë, zbulohet data

SHBA ngre alarmin: Një sulm terrorist si ai i Moskës rrezikon të ndodhë në vend

Debati për armëmbajtjen në prag të administratës së re amerikane

Plagoset një person në Vaun e Dejës,

Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të plagosur
















TE FUNDIT

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
14 Korrik, 2025

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të...

Lexo më shumë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
14 Korrik, 2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj,...

Lexo më shumë

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
14 Korrik, 2025

Pasditen e sotme, të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë...

Lexo më shumë

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
14 Korrik, 2025

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me drejtorët e Bashkisë Lushnjë, në ambjentet e këtij institucioni....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com