Bota

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mohon të ketë bërë pazare me Trumpin


               Publikuar në : 17:03 - 02/12/19 |
xhu lia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky  mohoi se ka bërë pazare me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të hetuar rivalin politik të Trumpit, Joe Biden.

“Unë nuk kam folur me presidentin amerikan në mënyrën e tillë si: ti më jep këtë, unë të jap këtë”, -tha Zelensky për gazetën gjermane, Der Spiegel.

Trump akuzohet se i ka bërë presion Zelenskyt për të hetuar Bidenin për korrupsion në Ukrainë.

Dyshohet se Trump e ka kushtëzuar ndihmën ushtarake për këtë vend, në këmbim të informacioneve për Bidenin.

Dyshimet e tilla kanë bërë që demokratët në SHBA të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit, i cili është republikan dhe do që të garojë për rizgjedhje, vitin e ardhshëm.

Trump i cilëson hetimet kundër tij si “gjueti shtrigash” nga demokratët dhe disa media.

“Unë nuk dua që Ukraina të jetë një pjesë në tabelën e shahut të fuqive të mëdha”, -tha Zelensky për Der Spiegel.

 

 

Pas