Ukraina pret një hetim të plotë, një pranim të plotë të fajit dhe kompensimit nga Irani pas rrëzimit të aeroplan ukrainas ku humbën jetën 176 persona, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në një deklaratë të shtunën.
Fillimisht Irani e mohoi se kishte qëlluar aeroplanin por më herët pranoi se kishte rrëzuar gabimisht aeroplanin ukrainas me pasagjerë duke vrarë të gjithë 176 personat në bord dhe shprehu keqardhjen e tij të thellë,
Zelenskiy tha “Irani ka pranuar fajësinë për rrëzimin e aeroplanit të Ukrainës. Por ne insistojmë në pranimin e plotë të fajit. ”
“Ne presim nga Irani siguri për gatishmërinë e tyre për një hetim të plotë dhe të hapur, duke sjellë ata që janë përgjegjës para drejtësisë, kthimin e trupave të të vdekurve, pagesën e kompensimit, falje zyrtare përmes kanaleve diplomatike,” shtoi ai. /Opinion.al