Bota

Presidenti i Ukrainës: Do të sulmohemi më 16 shkurt, por ne nuk dorëzohemi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:24 - 14/02/22 |
Opi Nion

Duket se tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë po intensifikohen më tej. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se 16 shkurti do të jetë dita e sulmit të Rusisë ndaj vendit të tyre.

Zelensky nuk tregoi burimin e informacionit për datën e sulmit që sipas tij, do të kryej Rusia. Nëpërmjet një videoje, Zelensky tha Ukraina do paqe, por është e përgatitur për gjithçka.

“Ne do ta bëjmë atë ditë, ditë uniteti. Ata po përpiqen të na frikësojnë duke caktuar sërish një datë për fillimin e aksionit ushtarak. Ne jemi  të trembur nga një luftë e madhe dhe caktimi edhe një herë i ditës së sulmit ushtarak. Kjo nuk është hera e parë. Por shteti ynë është më i fortë se kurrë. Ne përpiqemi për paqe dhe duam t’i zgjidhim të gjitha çështjet përmes negociatave. Ne kemi aspiratë të madhe europiane. Ne duam lirinë dhe jemi gati të votojmë për të. 14 mijë ushtarë dhe civilë të vdekur në këtë luftë (që nga agresioni rus në territorin ukrainas që nga viti 2014) po na shikojnë nga qielli. Ne nuk do ta tradhtojmë kujtimin e tyre. Të gjithë duam të jetojmë të lumtur dhe lumturia i do të fortët. Ne kurrë nuk jemi dorëzuar dhe s’do ta mësojmë tani këtë. Duaji Ukrainën. Ne jemi në paqe. Ne jemi të fortë! Ne jemi bashkë”,-tha Zelenskiy./ Opinion.al

Pas