Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i Sllovenisë pro “Open Balkan”:Ecën paralelisht me anëtarësimin

2021/09/01 at 5:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti i Sllovenisë pro “Open Balkan”:Ecën paralelisht me anëtarësimin

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka mbështetur publikisht “Open Balkan” në Forumin në Bled në Slloveni.

Në fjalën e tij Pahor shprehet i sigurt se nisma ecën paralelisht me procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE, teksa thekson që nismën “Open Balkan” e ka mbështetur që në nisjen në Novi Sad dy vite më parë dhe e sheh si potencial të madh për rritjen ekonomike, sociale dhe karakterin tërheqës të vendeve të Ballkanit Perëndimot.

”Forumi Strategjik i Bled i ka kushtuar tradicionalisht vëmendje Ballkanit Perëndimor, ky vit nuk përbën përjashtim. Tema kryesore është e ardhmja e Europës. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe duhet të angazhohet në diskutimet për të ardhmen e saj.

1-Në përfitim të BE dhe Ballkanit Perëndimor nëse gjithë vendet e ballkanit do të anëtarësohen sa më shpejt. Vonesa apo shtyrja e zgjerimit mund të sjellë pasoja të paparashikuara e padëshiruara për dy palët.

2-Interesi gjeopolitik në zgjerimin e BE është i ndërsjelltë. BE ka apo duhet të ketë interes gjeopolitik në zgjerimin e rajonit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë interes për t’u anëtarësuar.

3- Përgjegjësia për zgjerimin është e ndërsjelltë. BE duhet të këmbëngulë me vullnet të fortë për zgjerimin e tij drejt Ballanit, si përparësi, dhe vendet e rajonit duhet të dëshmojnë gatishmëri, të përqafojnë vlerat themelore të BE e të zgjidhin konfliktet.

4- Zgjerimi i BE është po kështu e më tepër duke u bërë çështje kohe. Ritmi i ngadaltë ka 4 pasoja negative, qoftë për vetë unionin apo vendet.

a/ dobëson besimin

b/ ngadalëson reformat

c/ rrit nacionalizmat

d/ hap hapësirë për ndikimin e vendeve të treta

Ndalimi i procesit të zgjerimit amplifikon në fakt idetë naive dhe për mua të rrezikshme për ndryshimin e kufijve. Kufijtë e rinj nuk mund të përvijohen në mënyrë të paqtë. Është deklaratë e vendosur. Vetëm zgjerimi mund të forcojë parimin e integritetit territorial dhe sigurinë  e rajonit dhe gjithë BE.

5-Unë besoj se në strategjinë e vet të zgjerimit, BE duhet ta shohë Ballkanin Perëdnimor si të tërë, jo si pjesë të veçanta, jo siç po ndodh tani. Nuk nënkupton së rreshturi së negociuari me qeveritë.

Kjo nënkupton se BE dhe shtetet anëtarë duhet të bëjnë më shumë që procesi i zgjerimit të ketë produkt pozitiv. Shkurtimisht këto vende duhet ta shohin procesin e zgjerimit si stimul për bashkëpunim e jo konkurrencë.

6- Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për t’u bërë më tërheqës. Kam mbështetur nismën “Open Balkan” që dy vite më parë. Jam i vetëdijshëm për pikëpamjet e ndryshme, por jam i sigurt se nisma ecën paralelisht me procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE. Nuk do të flisja kurrë në favor të kësaj nëse do ishte nismë kundër BE. Nisma Open Balkan ka potencial të madh për të përshpejtuar proceset ekonomik e sociale dhe do të rritë karakterin e tyre tërheqës. Më lini ta them edhe njëherë. E di shumë mirë se ka pikëpamje të ndryshme kësaj nisme, por më lini të pohoj se si duhet të vazhdohet së bashku.

Është koha të bëjmë maksimumin për ta sjellë rajonin në Bashkimin Europian. E di që është e vështirë nga të dyja anët por le të bëjmë më të mirën tonë.”– tha Pahor.

Në këtë takim ndodhet dhe Kryeministri Rama shoqëruar nga Olta Xhaçka dhe Arben Ahmetaj./Opinion.al

Etiketa: ‘Open Balkan’president solloven

Ju sugjerojmë

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027
Rajoni

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027

4 Qershor, 2025 1:29 pm
Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
Kronikë

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

4 Qershor, 2025 1:20 pm
Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit
Aktualitet

Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit

4 Qershor, 2025 1:18 pm
Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë
Politikë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

4 Qershor, 2025 1:15 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

Ilir Alimehmeti ankohet në Kolegjin Zgjedhor, çështja shqyrtohet më 12 qershor

4 Qershor, 2025 12:58 pm
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Përvetësoi me mashtrim pronën dhe e shiti/ Fushë Prezë, sekuestrohen 9000m2 tokë arë

4 Qershor, 2025 12:43 pm
Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC

4 Qershor, 2025 12:28 pm
Miratimi i raportit nga PE, Spiropali:Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt BE
Aktualitet

Miratimi i raportit nga PE, Spiropali:Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt BE

4 Qershor, 2025 12:15 pm
Arbër Hoxha: Pranojmë humbje me Letoninë, por jo me Serbinë
Sport

Arbër Hoxha: Pranojmë humbje me Letoninë, por jo me Serbinë

4 Qershor, 2025 12:08 pm
Berisha takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira
Aktualitet

Berisha takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira

4 Qershor, 2025 12:00 pm
Para
Greqi/ Mbi 2 mijë e 800 raste të reja, rriten viktimat nga COVID në 24 orë

Greqi/ Mbi 2 mijë e 800 raste të reja, rriten viktimat nga COVID në 24 orë

Kurti: Përfshirja e Ballkanit në BE do të ketë përfitime ekonomike

Kurti: Përfshirja e Ballkanit në BE do të ketë përfitime ekonomike

Kina kufizon lojërat online për fëmijët

Kina kufizon lojërat online për fëmijët

TE FUNDIT

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027
4 Qershor, 2025

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027,...

Lexo më shumë

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
4 Qershor, 2025

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, dha këtë të mërkurë shpjegimet e para në procesin gjyqësor ndaj një grupi kriminal...

Lexo më shumë

Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit

Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit
4 Qershor, 2025

Shiste lënë narkotike në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet në flagrancë një 19 vjeçar. Falë punës së inteligjencës policore...

Lexo më shumë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë
4 Qershor, 2025

Pas një fushate të “zjarrtë” ku dominuan videot e tij në rrjetet sociale, kreu i Koalicionit EuroAtlantik Lulzim Basha ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com