Aktualitet

Presidenti i ri, Boçi: Grupin e negociatave e zgjedh Komisioni i Rithemelimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:17 - 09/05/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luçiano Boçi, i cili nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, në një status në rrjetet sociale shkruan se presidenti nuk mund të jetë një produkt fals.

Ai akuzon Alibeajn se po legjitimon procesin tallës të Ramës ndërsa shtoi se politikisht proçesin e orienton Këshilli Kombëtar dhe grupin e negociatave e përcakton Komisioni i Rithemelimit.

“PRESIDENTI NUK MUND TE JETE PRODUKT FARSE

Tentativa e disatë e Alibeajt për të retushuar e legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, duke futur në lojë me zor një pjesë të Grupit Parlamentar, nuk mund të vazhdojë.

Çdo rol që udhëzohet e zbatohet për interes të Ramës bie ndesh me interesat e demokratëve dhe të publikut.

Politikisht proçesin e orienton KESHILLI KOMBËTAR dhe grupin e negociatave e përcakton KOMISIONI I RITHEMELIMIT.

Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi ketë organ.

Kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarte e parime e as për procedurë.

Ato janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e rradhës”, shkruan Alibeaj.

Pas