Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka vendosur të shtyjë vizitën e planifikuar për në Shqipëri të parashikuar më 2 dhe 3 Dhjetor pas tërmetit të 26 Nëntorit.
“Shpresoj që ju dhe familjet tuaja të jeni mirë dhe të mos jeni prekur shumë nga tërmeti. Për shkak të kësaj tragjedie, u vendos të shtyhej vizita. Ende nuk kemi një datë të re, por duam ta bëjmë këtë vizitë sa më shpejt të jetë e mundur. Do të jemi në kontakt”, –është shprehur Sassoli./Opinion.al/