Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i Parlamentit Europian: BE mund të shpërbëhet pas 10 vitesh

2015/12/08 at 11:36 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti i Parlamentit Europian: BE mund të shpërbëhet pas 10 vitesh

Presidenti i Parlamentit Europian, në një intervistë për Die Welt nuk përjashton mundësinë e shpërbërjes së BE- së pas 10 vitesh. “Bashkimi Europian është në rrezik: nuk e dimë nëse pas dhjetë vjetësh, BE-ja do të vazhdojë të ekzistojë. Nëse duam ta shmangim, duhet të luftojmë fort”, tha ai.


Intervista e plotë: 


Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka paralajmëruar kohët e fundit mbi rrezikun e shkatërrimit të Bashkimit Europian. A po ekzagjeron?

Martin Schulz: Janë në veprim forca që duan të na ndajnë. Duhet ta ndalim, pasi pasojat do të ishin dramatike. Bashkimi Europian është në rrezik: nuk e dimë nëse pas dhjetë vjetësh BE-ja do të vazhdojë të ekzistojë. Nëse duam ta shmangim, duhet të luftojmë fort.
Eshtë e mundur të shkatërrohet Bashkimi Europian?

Martin Schulz: Një regres është i mundshëm, natyrisht. Por alternativa është një Europë e nacionalizmave, e kufijve dhe e mureve. Do të ishte shkatërrimtare, duke qenë se, në të kaluarën, një Europë e tillë ka shkaktuar katastrofa.

A duhet një angazhim më i madh për të ruajtur Unionin?

Martin Schulz: Sigurisht. Por shumë qeveri në fillim bien dakord për dorëzimin e sovranitetit tek BE, e më pas ankohen për ndërhyrje të papranueshme në sovranitetin kombëtar dhe bllokojnë veprime të përbashkëta. Janë të njëjtët që kritikojnë BE-në se përse nuk di të zgjidhë problemet që ndeshim.

Çfarë doni të thoni konkretisht?

Martin Schulz: Aktualisht nuk është Bashkimi Europian që po shfaq dobësitë e tij, por janë shtetet që dështojnë. Kur ndonjë ministër deklaron se vendi i tij do të mbrojë vetë kufijtë e tij, harron që në disa raste këta janë edhe kufij të BE-së. Rikthimi i shumë qeverive tek paradigma nacionale është fatale. Asnjë shtet i vetëm nuk mund të përballojë sfida si migrimet, ndryshimet e klimës, terrorizmin, tregtinë, apo krimin ndërkombëtar.
Ndërkohë që Gjermania diskuton me shtatë shtete të tjerë, pritjen e 400 mijë refugjatëve nga Turqia, të tjerë duket se duan të shmangen. Hungaria dhe Sllovakia kanë protestuar madje kundër shpërndarjes së vendosur tashmë.

Martin Schulz: Fatkeqësisht, ndonjë shtet tërhiqet nga përgjegjësitë e tij dhe i bën apel, me sukses, solidaritetit kur bëhet fjalë për të kërkuar ndonjë gjë për vete, por sprapset kur i takon atij të bëjë pjesën e vet. Të mos harrojmë se shtetet që mbajnë peshën më të madhe të krizës së refugjatëve, janë të njëjtët që kontribuojnë më shumë edhe në buxhetin e BE-së. Kur, vitin e ardhshëm, do të nisë rishikimi i kuadrit financiar shumëvjeçar, do të përballemi me një diskutim intensiv mbi prioritetet e BE-së.

Janë të shumtë ata që i kërkojnë kancelares Merkel një sinjal mbi vendosjen e një kufiri maksimal të pritjes së refugjatëve. Ju e kuptoni?

Martin Schulz: Një diskutim mbi kufijtë maksimalë të refugjatëve nuk na shpie larg. Çfarë ndodh, nëse fiksohet që do të priten një milionë njerëz, dhe pastaj vjen një fëmijë, që është i njëmilion e një-ti? E kthejmë mbrapsht dhe i themi: “Na vjen keq, kemi pritur një milionë tashmë, fatkeqësisht duhet të largohesh, edhe pse je në rrezik për jetën”? Eshtë e qartë që duhet të mbrojmë më mirë kufijtë e Bashkimit Europian, është një detyrë e përbashkët. Ajo që nuk vlen është ngritja e mureve apo barrierave me tela me gjemba brenda Europës. Kjo i dëmton të gjithë, dhe është  e kotë.

Pse?

Martin Schulz: Personat që ikin nga i ashtuquajturi Shteti Islamik apo nga bombat e Assadit ikin për të shpëtuar kokën.Por nuk mund të lejojmë këdo që të hyjë në Europë

Martin Schulz: E drejtë. Pjesa më e madhe e refugjatëve që po vijnë nuk janë familje siriane nga Aleppo, por të rinj nga Afganistani. Mund të kuptoj arsyet e largimit të tyre. Por procedurat për personat që vijnë nga këta shtete duhet të përshpejtohen, dhe në të njëjtën kohë, duhet të kryhen edhe riatdhesimet e nevojshme.

Gjermania duhet të bëjë më shumë në nivel financiar për të luftuar shkaqet e eksodit?

Martin Schulz: Të gjithë shtetet anëtarë të BE duhet të bëjnë më shumë. Këtu fatkeqësisht riprodhohen të njëjtat skema: organizohen takime, përshtaten zgjidhje, premtohen para dhe në fund askush nuk i respekton këto angazhime, apo nuk hedh para. Eshtë një spektakël i padenjë, që duhet të marrë fund sa më parë. Në vitin 2016, kontribuesit e shteteve anëtare për BE do të arrijnë 9.4 miliardë Euro. Do të thotë që paratë janë. Dhe cfarë bëjnë shtetet anëtare? Në vend që të japin një pjesë për ndihmë për refugjatët në vendet pranë Sirisë, i përfshijnë në buxhetet kombëtare. Kështu nuk mund të vazhdojë.
 Bota.al



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Opinion/Imami- Peleshit: Do kaloni parti e tretë shumë shpejt

Opinion/Imami- Peleshit: Do kaloni parti e tretë shumë shpejt

VIDEO/Rusia përdor nëndetëset e famshme kundër ISIS

VIDEO/Rusia përdor nëndetëset e famshme kundër ISIS

Anija e fundosur 300 vjet me parë, gjendet e mbushur me smeraldë dhe flori

Anija e fundosur 300 vjet me parë, gjendet e mbushur me smeraldë dhe flori

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
9 Maj, 2025

Pasaporta europiane është një nga pikat kyçe të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, me premtimin se  është rruga e vetme...

Lexo më shumë

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
9 Maj, 2025

Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se vetëm nga dixhitalizimi i shërbimeve publike është pastruar një pjesë e mirë...

Lexo më shumë

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion në TV Klan, ku së bashku me ekipin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com