Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i Malit të Zi kërkon zgjedhje të reja,refuzon Llekiçin për forminin e qeverisë

2022/09/20 at 4:44 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i Malit të Zi kërkon zgjedhje të reja,refuzon Llekiçin për forminin e qeverisë

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka pranuar propozimin që Miodrag Llekiç të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re të këtij vendi, pasi sipas tij, nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme.


Gjukanoviç, në të njëjtën kohë, propozoi shkurtimin e mandatit të përbërjes aktuale të Kuvendit të Malit të Zi, për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

“Nuk kam pasur përshtypjen se ekziston një shumicë e qartë për formimin e një qeverie, që do t’iu ofronte zgjidhje problemeve shumë të vështira në planin financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik”, tha Gjukanoviç.

Partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, në gusht të vitit 2020 – Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe URA – ranë dakord të hënën vonë që Llekiç të jetë mandatar për përbërjen e Qeverisë së re. Por, ato nuk i dorëzuan nënshkrimet e 41 deputetëve – sa kanë bashkërisht në Kuvendin prej 81 ulësesh.

Gjukanoviç përmendi në mënyrë të veçantë aspektin e sigurisë, duke thënë se kriza aktuale në Evropë, e shkaktuar nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, ka implikime për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Gjukanoviç tha se në rrethana të tilla, propozimi për Llekiçin tregon “qëllimin për të blerë më shumë kohë në negociatat për ndarjen e portofoleve në Qeveri”, derisa shteti, në anën tjetër, “do të shembej edhe më shumë”.

Gjukanoviç tha se zgjidhja më optimale e kësaj situate politike është shkurtimi i mandatit të Kuvendit, që do të hapte mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mali i Zi është me Qeveri teknike qysh në fund të gushtit.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviçi votua në Kuvend pasi Abazoviçnënshkroi një marrëveshje kontroverse me Kishën Ortodokse Serbe.

Abazoviç, udhëheqës i partisë pro-evropiane URA, ka marrë detyrën në fund të prillit.

Partia e tij bashkë me Frontin Demokratik dhe Demokratët kanë formuar një përbërje tjetër qeveritare pas zgjedhjeve të gushtit, 2020.

Por, partnerët e atij koalicioni janë prishur – për shkak të qëndrimeve të kundërta për disa çështje – gjë që ka çuar pastaj në zgjedhjen e Abazoviçit.



Ju sugjerojmë

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Para
PD: Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri-tjetrin

Aksioni opozitar, PD mbledh Këshillin Kombëtar

Guterres: Të vendosen taksa të reja për kompanitë e karburanteve

Guterres: Të vendosen taksa të reja për kompanitë e karburanteve

Opinion/Rrugëtimi i fundit i Mbretëreshës Elizabeth II

Opinion/Rrugëtimi i fundit i Mbretëreshës Elizabeth II
















TE FUNDIT

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
5 Korrik, 2026

Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i...

Lexo më shumë

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
5 Korrik, 2026

Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit ne Peshtan. Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur...

Lexo më shumë

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
5 Korrik, 2026

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë...

Lexo më shumë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
5 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}