Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i Gjermanisë përpara vizitës në Shqipëri: Nuk e harrojmë Ballkanin

2022/11/28 at 6:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Presidenti i Gjermanisë përpara vizitës në Shqipëri: Nuk e harrojmë Ballkanin

Në një intervistë ekskluzive me DW presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, flet për përparimet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE dhe hedh dyshime në seriozitetin e rrugëtimit të Serbisë.


Deutsche Welle: Zoti President, ju po udhëtoni në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Lufta e Ukrainës ka krijuar një dinamikë të re në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. A do ta përshpejtojë kjo luftë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE?

Frank-Walter Steinmeier: Nuk e di, nëse do ta përshpejtojë, por udhëtimi im synon pikërisht të sinjalizojë se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i lënë në harresë. Natyrisht, ne kemi patur edhe debate me kolege dhe kolegë nga Ballkani Perëndimor, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre se mos dëshira e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të trajtohet ndoshta më shpejt se të gjitha kandidaturat e tjera të bëra nga vendet e Ballkanit Perëndimor. E kuptoj padurimin, por si shumë të tjerë, edhe unë do t’u siguroj se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i harruar. Dhe udhëtimi në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri shërben gjithashtu për të dërguar mesazhin për të gjithë rajonin: Nëse do të bëjnë progresin përkatës në vendet e tyre, atëherë edhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të bëhet më e menaxhueshme.

Megjithatë, BE-ja nuk ka një plan kohor për Ballkanin Perëndimor. Kështu që disa vende i kanë caktuar vetë datat se kur synojnë anëtarësim, si për shembull, në vitin 2030. A do t’u  thoni deputetëve se kjo datë është realiste, kur të flisni në parlamentet e këtyre vendeve?

Unë jam President, e jo profet! Pradaj, siç thashë, kjo varet nga vullneti i brendshëm për t’u reformuar dhe nga gatishmëria për t’i zbatuar realisht reformat. Por sot ne mund të argumentojmë edhe ndryshe karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sepse, për shembull, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë hapa vendimtare përpara. Kjo forcon vetëbesimin në këto vende dhe gjithashtu ua bën të qartë të tjerëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, se ky hap ia vlen. Dhe, të mos harrojmë se, përtej çështjes së anëtarësimit në kuptimin e ngushtë të fjalës, edhe gjatë këtij rrugëtimi shënohen përparime. Në Berlin filloi shumë vite më parë Procesi i  Ballkanit Perëndimor. Siç më kujtohet, ka qenë shumë e vështirë në fillim. Por, duke pasur parasysh samitin e fundit, atëherë mendoj se udhëtimi me letërnjoftime, njohja reciproke e diplomave shkollore dhe universitare, gatishmëria e evropianëve për të ndihmuar në rritjen e çmimit të energjisë, janë përparime domethënëse. Pra, e kuptoj padurimin, pa diskutim. Por nuk jemi as në fazën kur duhet të flasim për shkurajim. Jo vetëm për shkak të Ukrainës, sepse ne të gjithë jemi duke mbajtur një sy nga Ballkani Perëndimor, por edhe sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ku ka hapa përpara.

BE-ja pret reforma të shpejta nga Ballkani Perëndimor, por gjithashtu thotë se duhet të reformojmë veten së pari, përpara se të jemi të gatshëm për të pranuar anëtarë të rinj. Dhe sa mendoni se mund të zgjasë kjo?

Duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Por më duhet t’jua pranoj se nuk shoh asnjë shenjë për momentin që institucionet evropiane do të reformohen së shpejti. Duke qenë se unë i njoh institucionet evropiane prej shumë vitesh edhe nga brenda, e di që jemi në një seri krizash multiple, kujtoj krizën e euros, na kujtohet kriza e refugjatëve e viteve 2015 dhe 2016. Si BE kemi pasur një sfidë të madhe me luftimin e pandemisë. Sigurisht, të gjitha këto ishin  kriza që vijuan me shpejtësi njëra pas tjetrës dhe, siç e shohim tani, kriza e pandemisë nuk ka përfunduar ende, dhe lufta e agresionit rus kundër Ukrainës është një barrë për të gjithë ne. Gjëra të tilla thithin energji dhe nuk lënë hapësirë në kokat e njerëzve për reforma të brendshme, megjithëse jam dakord që ato janë urgjente.

Në luftën e Ukrainës, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor po tregojnë solidaritet të madh. Ato po zbatojnë sanksionet kundër Rusisë, me gjithë shqetësimet e mëdha për pasojat. Përjashtim bën Serbia, e cila tregon vazhdimisht afërsinë e saj me Moskën.A i shpërblen BE-ja mjaftueshëm këto qëndrime solidariteti të vendeve të Ballkanit Perëndimor? Dhe si duhet të sillet ajo me Serbinë?

Për t’iu përgjigjur pjesës së parë të pyetjes, kjo është një nga arsyet, pse unë jam në rajon tani. Sepse dua të krijoj një përshtypje për atmosferën e atjeshme. Dhe mendoj se me siguri do të marrim një pamje të përgjithshme për atmosferën. Që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria jo vetëm dëshmojnë solidariteti me Ukrainën, jo vetëm demonstrojnë qëndrim të përbashkët, për shembull, në rritjen e presionit ekonomik ndaj Rusisë, por edhe përmbushin detyrimet e tyre brenda NATO-s, veç kësaj, Shqipëria përfaqësohet edhe jashtë NATO-s, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mendoj se meriton njohje dhe respekt. Por kjo është diçka që duhet të nxisë vetëbesimin në këto vende. Nëse është kështu, sigurisht që këtë do ta shoh  gjatë udhëtimit tim. Dhe sa i përket Serbisë, pra pyetjes suaj të dytë, ne po mundohemi ta bindim Serbinë se rruga që po bën Serbia tani, ngre pyetje rreth seriozitetit, me të cilin ajo po bën rrugëtimin e saj në drejtim të BE-së. Kam gati 20 vjet që ndjek rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian dhe kam qenë shpesh në Serbi. Jam i sigurt se njerëzit në Serbi nuk duan të qëndrojnë prapa dëshirës, ​​që  vjen edhe nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor për t’iu afruar Bashkimit Evropian e për t’u bërë dikur anëtarë të tij. Në këtë aspekt, unë mund të shpresoj dhe do të vazhdoj të përpiqem ta bind lidershipin politik në Serbi që të ndjekë këtë rrugë pa mëdyshje.

Së fundi, edhe dy fjalë për konfliktin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që u zgjidh në minutën e fundit. Çfarë mund të bëjnë Gjermania dhe Evropa për të frenuar realisht dhe në terma afatgjatë këtë rrezik sigurie në rajon?

Për sa i përket konfliktit, mendoj se kjo shkon me pyetjen e fundit, sepse zgjidhja e konfliktit ndoshta ka treguar edhe një herë se sa e rëndësishme është Evropa, sa i rëndësishëm është Bashkimi Evropian në rajon. Nëse nuk do të ishte kjo dëshirë ndaj Evropës, atëherë në thelb Evropa nuk do të kishte fuqi negociuese në konflikte të tilla ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por duke qenë se dëshira për të ardhur në Evropë, për t’u bërë dikur anëtarë të Bashkimit Evropian, është ende e theksuar në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa e ka këtë fuqi negociuese, këtë mundësi negociuese dhe arriti ta shmangë këtë konflikt, në pamje të parë të vogël, atëherë edhe konfliktet më të mëdha në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të adresohen, dhe në këtë kuptim, të zgjidhen në mënyrë paqësore./DW



Ju sugjerojmë

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
Aktualitet

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

13 Maj, 2025 4:15 pm
Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
Rajoni

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

13 Maj, 2025 4:05 pm
Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
Aktualitet

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

13 Maj, 2025 3:52 pm
Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Para
Ikin dritat në stadium gjatë ndeshjes Brazil-Zvicër

Ikin dritat në stadium gjatë ndeshjes Brazil-Zvicër

Itali/ Kamioni shtyp ambulancën, vdesin 2 persona

Itali/ Kamioni shtyp ambulancën, vdesin 2 persona

Botërori 2022/Brazili mund Zvicrën dhe kualifikohet në fazën tjetër

Botërori 2022/Brazili mund Zvicrën dhe kualifikohet në fazën tjetër
















TE FUNDIT

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
13 Maj, 2025

Partia Demokratike reagoi pas vendimit të KAS që pranoi ankimimin e Partisë Socialiste për të mos veçuar numërimin e votave...

Lexo më shumë

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
13 Maj, 2025

Pas situatës të tensionuar në KZAZ nr. 40 në Tiranë, ku përfaqësuesit e Partisë “Mundësia” kontestuan pavlefshmërinë e disa fletëve...

Lexo më shumë

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa tha se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE edhe përpara...

Lexo më shumë

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
13 Maj, 2025

Dënimi i qartë i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyç për integrimin e mëtejshëm të Serbisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com