Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i Flamurtarit: FSHF-ja po na shantazhon me rënie nga kategoria 

2016/08/05 at 10:16 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i Flamurtarit: FSHF-ja po na shantazhon me rënie nga kategoria 

FSHF­-ja vijon me ultimatumet ndaj Flamurtarit për borxhet e prapambetura që klubi u ka ish-­trajnerëve dhe ish-­lojtarëve. Në një shkresë të mbërritur së fundmi në klubin vlonjat, institucioni më i lartë i futbollit në vend paralajmëron se do të ketë masa nëse Flamurtari nuk paguan borxhet.

Në shkresën që FSHF­j-a ka nisur në Vlorë thuhet ndër të tjera se masa e parë penalizuese është ajo e mosregjistrimit të klubit për sezonin e ri futbollistik. Zyrtarët e FSHF­së i kujtojnë në shkresën e mbërritur në klub drejtuesve të Flamurtarit, borxhet prej 40 mijë eurosh që kanë ndaj ish­t-rajnerit Gjoka, po ashtu edhe 40 mijë eurot e ishkapitenit Veliu, por edhe borxhe të tjera ndaj ish­lojtarëve. FSHF­ja kërcënon Klubin e Futbollit Flamurtari me marrjen e masave ndëshkuese nëse nuk reagon. Në fakt, ultimatum të tilla FSHF­ja i nisi edhe pak kohë më parë në drejtim të Flamurtarit, por më i fundit duket edhe më i ashpër.

Reagimi

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj ultimatumit të FSHF­-së. Për “Panorama Sport”, Idrizi thotë se FSHF-­ja nuk njeh rregullat e shtetit, ndërsa thekson se në këto kushte ai nuk njeh FSHF­në dhe nuk zbaton asnjë urdhër të saj. “Nuk paguaj asnjë detyrim nga gjyqet që ish­trajnerë apo ishfutbollistë kanë hapur ndaj klubit. Ato borxhe nuk më përkasin mua. FSHF­-ja po kërcënon Flamurtarin. FSHF-­ja nuk njeh rregullat e shtetit. Na vë ne përballë faktit që, sipas saj, duhet të paguajmë 40 mijë euro, një trajneri apo një futbollisti.

Ernest Gjokën e kemi çuar në KAS. Unë nuk e njoh borxhin ndaj tij, por as bashkia nuk e njeh me sa di. Nuk njoh asnjë borxh që klubi ka para marrjes në administrim nga kompanitë turke, i kujtdo qoftë. Çfarë janë këto kërcënime, kur ato borxhe nuk më takojnë fare mua?! Unë nuk zbatoj asnjë urdhër të FSHF-­së. Këto ditë do të dal publikisht në një konferencë për shtyp dhe do të denoncoj me fakte të gjitha kërcënimet që më bën FSHF­-ja. Është turp që institucioni i futbollit nuk njeh detyrimet e klubeve në tatime. Janë 180 milionë lekë borxhe të prapambetura në tatime, unë nuk i paguaj, pasi nuk janë të miat. Nuk i njoh shifrat që FSHF­ja më vë përpara. Nuk e njoh Komisionin e Disiplinës, pasi është abuzivist”, tha Idrizi.

Mesazhi

Sinan Idrizi thekson se FSHF­-ja po shantazhon Flamurtarin me rënie nga kategoria. Sipas Idrizit, kjo gjë nuk do të arrihet kurrë, ndërsa ka një mesazh për institucionin e futbollit në vend. “Më bën presion, shantazh dhe ultimatum FSHF­ja mua me rënien e Flamurtarit nga kategoria, nëse nuk paguaj borxhet. Më bën presion që t’i kthejmë lojtarit X në llogarinë e tij bankare 40 mijë euro.

Kush janë këta zotërinj, cili është ky institucion që nuk njeh ligjet e shtetit?! Nuk ka shanse që ata të më bëjnë presion dhe shantazh mua. Të ndajë qëndrimin e saj FSHF­ja. Por me sa duket nuk njeh tatim­pagimin mbi rrogën. Më thotë mua në tre rreshta letër që i detyrohesh X­it, 40 mijë euro? Çfarë janë këto?! Ta harrojnë, nuk e rrëzojnë apo e dëmtojnë dot Flamurtarin me këto lojëra të pista”, përfundon Idrizi.

Etiketa: BorxhetFlamurtariFSHF

Ju sugjerojmë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
Bota

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

6 Korrik, 2025 6:29 pm
Para
Ja si do të titullohet kënga e re Nora Istrefit

Ja si do të titullohet kënga e re Nora Istrefit

Video e rallë/Hillari Klinton, prapakuintat me Obamën dhe Billin

Video e rallë/Hillari Klinton, prapakuintat me Obamën dhe Billin

Panik në Itali/Avioni ngatërron pistën, ulet në autostradë mbi makinat

Panik në Itali/Avioni ngatërron pistën, ulet në autostradë mbi makinat

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
6 Korrik, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të dielën se shpreson që takimi i tij i ardhshëm me presidentin Donald Trump...

Lexo më shumë

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
6 Korrik, 2025

Një 65-vjeçar humbi tragjikisht jetën pasditen e së dielës në Kukës, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com