Shtet në të gjithë botën vijojnë të përballen me pandeminë COVID-19, pavarësisht se agresiviteti i koronavirusit është ulur si pasojë e vaksinimit.
Lidhur me vaksinimin, presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka kërcënuar së do të burgosë cilindo qytetar që refuzon të marrë vaksinën kundër koronavirusit.
“Ju zgjidhni, ose vaksinohuni ose do t’iu burgos”, ka thënë Duterte në një intervistë për mediat.
Ai gjithashtu ka reaguar me kritika për mosrespektim të masave nga ana e qytetarëve, ndonëse vendi po lufton pandeminë Covid nëpërmjet fushatës së vaksinimit.
Deri më tani në Filipine kanë marrë doza kundër Covid 2,1 milion qytetarë. Sakaq deri më tani janë raportuar 1,3 milion raste dhe 23,000 viktima nga Covid-19.