Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit ka propozuar disa ndryshime në Seria A.
Sipas “Corriere dello Sport”, ndryshimet kanë të bëjnë me formulën e “Play Off”, ku Presidenti i Federatës është shprehur se; “mund të ketë një fazë të parë të kampionatit me 10 skuadra në “Play-Off” dhe 10 në “Play-Out”.
“Po përjetojmë një krizë në sistem që nuk ka nevojë vetëm për rregulla, por për ndryshime të reja. Në mënyrë më provokative do të kisha folur për “Play Off dhe “Play-Out” të Seria A. Është një mënyrë për të hapur konkurencën. Mund të ketë një fazë të parë të kampionatit me 10 skuadra në “Play-Off” dhe 10 në “Play-Out” dhe më pas faza e dytë do të ketë interes”, u shpreh Gravina./ Opinion.al E.Xh.