Sport

Presidenti i federatës italiane: Do i kërkoj UEFA-s shtyerjen e Europianit


               Publikuar në : 17:56 - 15/03/20 |
Opi Nion

Presidenti i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gavrina, është shprehur se është gati për mbylljen e Seria A, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Në një intervistë për sportmediaset, Gavrina ka treguar për propozimin që do t’i bëjë të martën UEFA-s kur të mbledhë 55 federata europiane:

“Italia në këto momente është dy javë përpara vendeve të tjera në shpërthimin e kësaj pandemie. Të martën do i propozojmë UEFA-s që të shtyjë Europianin.

Shpresojmë të nisim Serie A në maj dhe të përfundojmë kampionatin në fund të qershorit. Duam që Serie A të jetë mbyllur me 30 qershor.

I pyetur nëse lojtarët mund ta kenë humbur formën e tyre kur kampionati të rifillojë Gavrina u shpreh: “Lojtarët le të rrinë në paqe në shtëpitë e tyre, kanë nevojë për të rikuperuar energjitë fizike dhe psikologjike. Le të qëndrojnë edhe pak kohë me familjet e tyre, kanë nevojë dhe e meritojnë diçka të tillë. Mbrojtja e shëndetit është gjëja kryesore.”

Ndërkohë sot klubeve që janë futur në karantinë u është shtuar edhe Atalanta, e cila mesjavën e shkuar luajti në Champions League kundër Valencia-s, klubit spanjoll që deri më tani ka njoftuar për gjashtë futbollistë të infektuar me koronavirus./ Opinion.al

Pas