Bota

Presidenti i Brazilit: Mjaft më me karantinë, po mbyllen vendet e punës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:04 - 31/03/20 |
Opi Nion

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro vijon të dal kundër shtrëngimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Bolsonaro ka thënë se në Brazil nuk mund të shtohen më tej masat e karantinës pasi mijërave vende pune po shkatërrohen dhe të varfërit po vuajnë.

Po ashtu, presidenti i Brazilit kritikoi masat e vetëizolimit dhe ato të ndalimit të lëvizjes që janë vendosur nga autoritetet lokale në shumë shtete të Brazilit.

“Nuk mund të vendosen më masa të ashpra se këto që janë”, tha Bolsonaro duke shtuar se njerëzit po vijojnë ta pyesin se kur  mund të kthehen në punë.

Të hënën Senati Brazilian miratoi një ligj që iu garanton banorëve më të varfër të vendit një pagesë minimale për 3 muajt në vijim, një paketë kjo që do i kushtojë vendit rreth 10 miliardë dollarë./ Opinion.al

Pas