Sport

Presidenti i Barcelonës: Griezmann gjithmonë na ka zgjedhur ne


               Publikuar në : 16:55 - 17/06/19 |
Opi Nion

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të Antoine Griezmann te katalanasit.

Bartomeu është shprehur për “Rai1” se Griezmann gjithmonë ka zgjedhur Barcelonën, ndërsa ka hedhur poshtë akuzat se mes tij dhe kampionit të botës ka pasur kontakte më herët se të niste merkatoja.

“Ai gjithmonë na ka zgjedhur ne. Nuk i kemi folur kurrë dhe nuk ka asgjë mes nesh. Ne tashmë po shikojmë se pretendentët për të shtohen nga dita në ditë. Ne po bëjmë një revolucion në skuadër të ngadaltë, por të sigurtë. Kemi gjithë qershorin, korrikun dhe gushtin përpara. Po bëjmë bisedime të rëndësishme duke i shkuar idesë dhe realizimit të një strategjie. Ne po shohim gjithashtu në Barcelonë B. Disa lojtarë kanë mundësinë të lëvizin në ekipin e parë këtë vit. Do të ketë shumë kontata dhe shumë gjëra do të mbyllen.”-tha Bartomeu për Rai1. / Opinion.al E.Xh.

Pas