Presidenti i Kosovës ka takuar për herë të parë Presidentin amerikan Donald Trump gjatë një vizite në Amerikë.
Hashim Thaçi ka postuar edhe foton zyrtare të takimit ku me dy presidentët janë edhe zonjat e tyre, Melania Trump dhe Lumnie Thaçi.
“Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.
Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”, ka shkruar Thaçi.
Bashkëshortja e Thaçit ka zgjedhur një fustan ngjyrë jargavani, e cila edhe pse nuk është e njëjta me atë të kravatës së Thaçit, krijon me të një duo shumë të këndshme ngjyrash. Ndërkohë Melania është si zakonisht elegante me një fustan të ngushtë treçerekësh.