Aktualitet

Presidenti gjerman:70 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani, shkëmbimet tregtare janë rritur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:26 - 01/12/22 |
Opi Nion

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili ndodhet në një viztë zyrtare dyditore në vendin tonë, po mban një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij Steinmeier foli për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve, ndërsa tha se 70 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani dhe se volumi tregëtar ka arritur në 450 milionë euro.

“Kënaqësi të jem pranë jush në Tiranë, këtë qytet rinor, entuziast për të ardhmen, qytet të vërtetë europian. Kryeqyteti europian i rinisë 2022, çfarë do ti shkonte më shumë sesa ky titull që me çeljen e bisedimeve drejt BE-së nis një fazë e re . Vizitën e fundit e kam bërë para 6 vitesh, tani pas më shumë se dy vitesh pandemi dhe kur bota është një tjetër në shumë drejtime mund të

Qëndrimin tuaj të qartë pro euriopian kam mundur ta vëzhgoj gjatë periudhës sime të presidencës. Kam ndjerë gëzim, sa më shumë kur në këtë kohë gjetkë në Europë bëhet një politikë skeptike ndaj BE. Për mua është një nder i madh të flas këtu në këtë parlament.

Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhura më njëria tjetrën, prej dekada. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u çlirua prej izolimit të diktaturës, dhe iu mbështesim në ndërtimin ekonomik të vendit tuaj. Më shumë se 70 mijë jetojnë në Gjermani, volumi tregtar ka arritur 450 mln euro për 2021, vendi ynë është partneri i katër më i madh për Shqipërinë. Sipërmarrjet gjermane janë aktive. Edhe në dimensionin kulturor bashkëpunojmë”-tha Steinmeier.

Pas