Bota

Presidenti francez: Bota në krizë të thellë dhe prag lufte


               Publikuar në : 18:36 - 11/06/19 |
el ida

Bota po kalon në një krizë të thellë, dhe mund të jetë në prag të një kohe të luftës, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë një fjalimi të mbajtur në Gjenevë.

Macron bëri thirrje për një përpjekje botërore, në adresimin e kërcënimeve siç janë: pabarazia, ndryshimet teknologjike dhe ato klimatike.

“Unë besoj se sot ne jemi në prag të një kohe lufte dhe kjo luftë është e pranishme në demokracitë tona, është kriza e thellë që po kalojmë. Ne mund të zgjedhim të jemi somnambul, por nëse duam përparim të vërtetë, duhet të bëjmë angazhime serioze. Unë mendoj se kaosi është këtu dhe është përgjegjësia e brezit tonë që të mos presim për një luftë të re, por të shohim gjendjen në botë ashtu siç është”, tha Macron.

Presidenti 41-vjeçar i Francës, e ka vënë veten në ballë të një lëvizjeje liberale duke kundërshtuar ngritjen e së djathtës në Evropë, ndërsa vendi i tij po përballet me protestat disa mujore kundër reformave ekonomike, duke përfshirë një taksë të karburantit./Opinion.al

Pas