Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot 7 prokurorë të rinj në rrethet e Shqipërisë, por ka refuzuar emrin e Bujar Velikajt, bashkëshortit të ministres së Shtetit, Ermonela Felaj. Nga emrat e propozuar prej Kryeprokurorit Adriatik Llalla është rrëzuar edhe Jonad Bare, ndërsa nuk dihen arsyet e këtij vendimi . Ndërkohë, prokurorët e dekretuar janë:
Elidon Hysenaj, Sarandë
Emror Kasaj, Gjirokastër
Gëzim Çopa, Pukë
Urim Buci, Dibër
Alma Bramo, Mat
Mirela Kapo, Krujë
Erjon Shqarri, Tropojë.