Aktualitet

Presidenti bullgar i përgjigjet Ramës: Të nisim negociatat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 01/09/21 |
Opi Nion

Pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për heqjen e vetos, Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka ftuar  në dialog Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.

Radev siguron se Bullgaria nuk është roja që nuk i lejon për të hyrë në BE prandaj mbetet e hapur dhe çelësi është në dorë të vendeve pretendente.

“Duke folur për procesin e anëtarësimit, duhet të ndajmë diçka mes përgjegjësive të BE dhe përgjegjësive tona dypalëshe ballkanike. Bullgaria nuk është roja që nuk ju lë te reja, por partneri juaj. Ka dy rrugë, rruga më e gjatë është të bëhet turne në të gjitha kryeqytetet europiane për të bindur partnerët e aleatët për të bindur Bullgarinë. Ka dhe një rrugë tjetër, shumë e shkurtër e fitimtare. Ne jemi të hapur, jemi gati, ju ftojmë në dialog. Po çelësi është në dorën t uaj, varet prej jush, meritat tuaja. Themeli në vetvete mbështetet në vlerat europiane dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Besoj do të vazhdojmë dialogun.‘’– tha Radev.

Pas