Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti/ Boçi: Rama realizoi proces tallës me një pjesë të opozitës

2022/05/30 at 10:02 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti/ Boçi: Rama realizoi proces tallës me një pjesë të opozitës

Pas dështimit të raundit të tretë, opozita është  e bindur që presidenti i ri nuk do të jetë konsesual, pasi tashmë kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me vetëm votat e socialistëve.

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi shprehet se dështimi i procesit për zgjedhjen e presidentit konsesual ishte e pritshme pasi sipas tij, kryeministri Rama e kishte shprehur që në fillim dëshirën për të pasur një President që nuk vinte nga opozita.

Ai e cilësoi gjithë procesin e diskutimeve një lojë mes kreut të Grupit të PS, Taulant Balla dhe atij të PD, Enkelejd Alibeaj. Maxhoranca shpesh e ka cilësuar figurën e Presidentit pa pushtet dhe kompetenca, por për Boçin ai është një zë i fortë. Kjo është arsyeja, sipas demokratit, që Rama kërkon ta zgjedhë Presidentin një zë të heshtur për të miratuar çdo ligj të tijin.

Ishte dëshira e Ramës që u realizua me djegien e raundit të tretë. Rama realizoi një teatër tallës me një pjesë të opozitës dhe ja ku është përfundimi. Nuk ka asnjë emër të propozuar nga opozita. Nuk ka negociata. Ram që në fillim, Balla vetë ishin shprehur se nuk donin një kandidat të propozuar nga opozita pasi kishin sjellë në vëmendje shembullin e zotit Meta. Çështja ngeci mes lojës që u bë mes Ballës dhe Alibeajt dhe e mbajnë procesin në konsensus parlamentar. Normal që proceduara parlamentare nuk mund ta zëvendësojë konsensusin politik. U bë një lojë, nuk po them që ishte e përllogaritur, kishte edhe miklime nga ana e maxhorancës që krijonin një pamje të rreme. Dukej qartë se ishte lojë, ne prandaj e parashikonim sepse e shikonim, nuk kemi shtënë fall. Ne themi  pse e do Rama Presidentin, nuk ka kompetenca. Presidenti në fakt është një zë i fortë. Rama duke e ditur një gjë të tillë, duke pasur dhe një përvojë jo të bukur me zotin Meta kërkon të ketë një zë të heshtur, noterizues të ligjeve që ai merr pavarësisht pasojave. Përderisa ata gjejnë palë brenda nesh, normal që niveli i deklaratave do jetë i tillë. Në momentin kur palët nuk ekzistojnë brenda PD-së, ne duhet të bëhemi. Ne duhet ta kuptojmë që përballë kemi një kundërshtar i cili dominon në pushtet dhe përdor gjithë mënyrat për ta mbajtur. Një nga format që ai përdor është mbajtja e ekzistencës së palëve brenda PD. Në momentin që s’ka palë ai është i detyruar të respektojë institucionet. Ne jemi në proces bashkimi. Në momentin që s’do jemi palë PS do ketë përballë PD.

Partia Popullore Evropiane nuk ka ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE. Edhe pse u tha se Jorida Tabaku kishte të drejtë vote, në listën e siguruar nga Abc rezulton se PD ka zero vota. Për Boçin kjo është shqetësuese duke pasur parasysh raportin e PD me PPE.

Boçi: Në dijeninë time u tha që të drejtë vote kishte Tabaku, ndërsa Vokshi dhe Këlliçi nuk kishte. Çështja për të pasur votë zero është shqetësuese në raport me marrëdhënien që ka pasur PD me PPE.

Gjykata e Apelit nuk ka dhënë ende një vendim  lidhur me situatën ku ndodhet PD. Kështu “vula” është ende duke u shqyrtuar dhe Gjykatës do t’i duhet të vendosë se cilin Statut do të njohë.

Ju sugjerojmë

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Para
Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Berisha: Humba një prej miqve më të mirë

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Berisha: Humba një prej miqve më të mirë

“Pse njerëzit qeshin me të”, Rudina Magjistari: Më pëlqen të them batuta

“Pse njerëzit qeshin me të”, Rudina Magjistari: Më pëlqen të them batuta

Turqia dhe SHBA-ja diskutojnë për zgjerimin e NATO-s

Turqia dhe SHBA-ja diskutojnë për zgjerimin e NATO-s

TE FUNDIT

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
8 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit...

Lexo më shumë

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
8 Qershor, 2025

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit e Barnave (FDA) po hetojnë një infeksion...

Lexo më shumë

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
8 Qershor, 2025

Anija Madleen, e nisur nga Koalicioni i Flotilës së Lirisë (FFC), është nisur drejt Gazës, duke transportuar ndihma humanitare, pasi...

Lexo më shumë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com