Bota

Presidenti bjellorus thotë se e ka kaluar koronavirusin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:06 - 28/07/20 |
Al Do

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko ka deklaruar se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, por nuk ka pasur simptoma dhe se e ka kaluar pa pasur nevojë të shtrohet në spital.

Lukashenko, 65 vjeç, i bëri komentet të martën para trupave të Ministrisë së Brendshme në Minsk.

“Kërkoj falje për zërin tim. Duhet të flas më ngadalë. Por, çuditërisht, ju tani po takoni një person që ka arritur ta tejkalojë koronavirusin në këmbë. Kjo është ajo që konstatuan mjekët dje. Unë isha asimptomatik”, tha Lukashenko.

Bjellorusia aktualisht ka 67,366 raste të konfirmuara me koronavirus, përfshirë 543 viktima.

Lukashenko vazhdimisht i ka minimizuar shqetësimet për rreziqet e koronavirusit, duke e cilësuar frikën nga pandemia si “psikozë”.

Lukashenko është në mes të fushatës për zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit.

Pas 26 vjetësh në pushtet, ai është përballur me rritje të pakënaqësisë publike në muajt e fundit.

Për më tepër, qindra njerëz, përfshirë aktivistë dhe blogerë, janë arrestuar, pasi qeveria ka sulmuar ashpër mitingjet dhe demonstratat që mbështesnin kandidatët e opozitës, të cilët nuk janë regjistruar nga zyrtarët e zgjedhjeve.

Pas