Bota

Presidenti Biden dhe rritja e rasteve të COVID-19 në SHBA



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:50 - 22/07/22 |
Opi Nion

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe ka “simptoma shumë të lehta”. Diagnoza e presidentit vjen mes një vale tjetër të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, të nxitur këtë radhë nga varianti BA.5.

Infektimi i presidentit Biden me Covid-19 nxiti një numër pyetjesh nga gazetarët. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve se presidenti ndihej mirë dhe po i kryen plotësisht të gjitha funksionet e tij.

“Presidenti po punon nga rezidenca, si shumë prej nesh gjatë kësaj pandemie, duke bërë telefonata me zyrtarët e lartë, përfshirë shefin e personelit, mua dhe koordinatorin për koronavirusin Dr. Jha, i cili është këtu me ne”, tha ajo.

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Dr. Ashish Jha tha se 79-vjeçari Biden ka simptoma të lehta dhe një kollë të thatë, por theksoi se ai ka një nivel të fortë imuniteti ndaj virusit dhe po merr ilaçin antiviral Paxlovid.

“Duke qenë se presidenti është plotësisht i vaksinuar, dhe ka marrë dy doza përforcuese, rreziku i tij për sëmundje serioze është shumë më i ulët. Ai po trajtohet gjithashtu me një ilaç antiviral shumë të fuqishëm që e redukton më tej rrezikun e sëmurjes së rëndë. Kjo është gjithashtu një kujtesë e arsyes që ne të gjithë punuam kaq shumë për t’u siguruar që çdo amerikan të ketë të njëjtin nivel mbrojtjeje që ka presidenti, që çdo amerikan të ketë të njëjtin nivel imuniteti”, tha ai.

Presidenti Biden udhëtoi në Masaçusets për një fjalim mbi ndryshimet klimatike të mërkurën dhe ndihej mirë, tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë. Ai bëri një test rutinë të COVID-19 të enjten në mëngjes dhe doli pozitiv.

Presidenti Biden u shfaq në mediat sociale për të siguruar amerikanët, duke thënë se ai kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, por ai ende po punon shumë dhe ndihet mirë.

“Faleminderit për shprehjen e shqetësimit. Ruani besimin. Çdo gjë do të jetë në rregull”, tha ai.

Zonja e Parë Jill Biden gjithashtu u përpoq të qetësonte amerikanët, ndërsa ajo vazhdoi një udhëtim për të vizituar një shkollë në Detroit të Miçiganit.

“Fola me të vetëm pak minuta më parë, ai është mirë. Ai po ndihet mirë. Dola negativ sot në mëngjes, do të vazhdoj me programin tim, duke respektuar udhëzimet e Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, kam vënë maskën”, tha ajo.

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 tha se varianti BA.5 përbën 78 për qind të të gjitha infeksioneve në Shtetet e Bashkuara tani. Dr. Jha tha se Presidenti Biden u angazhua shumë për të siguruar vaksinat dhe ilaçet antivirale për të gjithë dhe inkurajoi të gjithë amerikanët që të vaksinohen dhe të marrin menjëherë dozat përforcuese.

Pas