Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Begaj uron Fiter Bajramin: Harmonia fetare është vlerë për kombin tonë

2023/04/21 at 11:02 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet/ Begaj-kreut të KQZ: Burimet publike të mos përdoren për mbështetje të partive

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit, gjatë një vizite të bërë në Xhaminë Kubelie në qytetin e Kavajës.

Begaj tha se bashkëjetesa dhe harmonia fetare për të gjithë kombin tonë është një vlerë e jashtëzakonshme, vlerë e cila duhet ruajtur, duhet promovuar dhe pse jo duhet eksportuar.

Sipas tij populli shqiptar e ka treguar me vepra që e përkrah harmoninë fetare, pasi kanë pritur refugjatë afganë e ukrainas dhe kanë hapur dyert për çdo njeri që ndodhet në ditë të vështira.

Ndër të tjera presidenti në këtë ditë i ka bërë thirrje çdo qytetari që të ndihmojnë ata që janë më të pamundurit dhe ata që kanë nevojë për më shumë.

“Nga Kavaja uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët ku jetojnë e punojnë gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Uroj nga zemra që agjërimi i muajit të Ramazanit ka përmbushur qëllimin e shprehjes së devocionit të besimtarëve përmes sakrificës! Sakrifica në emër të besimit shpresoj të jetë shtysë për ne, për të bërë vepra të mira, për familjen, për shoqërinë dhe për kombin. Në fakt, kjo festë e Fiter Bajramit ka karakteristikë të veçantë solidaritetin dhe dashurinë. Dashurinë për njëri-tjetrin, dashurinë për Zotin.

Sot në Kavajë gjeta veten, takova miq të rinj dhe të vjetër, të besimeve të ndryshme dhe ku më mirë se Kavaja tregohet kjo harmoni fetare.
Bashkëjetesa dhe harmonia fetare për të gjithë kombin tonë është një vlerë e jashtëzakonshme, vlerë e cila duhet ruajtur, duhet promovuar dhe pse jo duhet eksportuar. Të eksportojmë atë vlerë që është më e mira. Populli shqiptar e ka treguar me vepra që e përkrah të ndryshmen. Kemi pritur refugjatë afganë, kemi pritur refugjatë ukrainas, kemi hapur dyert tona në ditë të vështira, pse jo edhe në këtë ditë të bëjmë një thirrje që të ndihmojmë ata që janë më të pamundurit, ata që kanë nevojë për më shumë. Gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Uroj për të gjithë shqiptarët, mirësi në jetën e tyre!”, tha Begaj./Opinion.al

Etiketa: Bajram Begajfiter bajrami

Ju sugjerojmë

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë
Bota

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë

23 Gusht, 2025 10:33 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

23 Gusht, 2025 10:06 pm
Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet
Bota

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

23 Gusht, 2025 9:42 pm
Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë
Bota

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë

23 Gusht, 2025 9:18 pm
Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit
Aktualitet

Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

23 Gusht, 2025 8:39 pm
40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë
Kronikë

40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë

23 Gusht, 2025 8:28 pm
Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ngushëllimet më të ndjera familjes
Aktualitet

Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ngushëllimet më të ndjera familjes

23 Gusht, 2025 8:18 pm
Ndarja nga jeta i Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera
Aktualitet

Ndarja nga jeta i Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera

23 Gusht, 2025 8:08 pm
Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë: Vdekja, kjo Zonjë madhështore
Aktualitet

Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë: Vdekja, kjo Zonjë madhështore

23 Gusht, 2025 8:00 pm
Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon
Bota

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

23 Gusht, 2025 7:30 pm
Para
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Vuçiç: Do të jetë turpi i Europës

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Vuçiç: Do të jetë turpi i Europës

Video/I qetë brenda kafazit, del para gjykatës një nga autorët e vrasjes të 20-vjeçarit

Video/I qetë brenda kafazit, del para gjykatës një nga autorët e vrasjes të 20-vjeçarit

Operacion në Nikël, zbulohen mijëra fidanë kanabis mes pyjeve

Operacion në Nikël, zbulohen mijëra fidanë kanabis mes pyjeve

TE FUNDIT

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë
23 Gusht, 2025

Të paktën 60 emigrantë sudanezë dhe nigerianë janë shpëtuar pranë brigjeve të Libisë nga anija e OJQ-së Nadir, e cila...

Lexo më shumë

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
23 Gusht, 2025

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës...

Lexo më shumë

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet
23 Gusht, 2025

Përpjekjet katërvjeçare të talibanëve për të fituar legjitimitet morën një të shtyrë të madhe muajin e kaluar, kur Rusia u...

Lexo më shumë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë
23 Gusht, 2025

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com