Ditën e sotme presidenti i vendit, Bajram Begaj, do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e opozitës.
Në takim pritet të jenë të pranishëm Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka, ku në fokus do të ketë diskutime për datën e zgjedhjeve vendore.
Ndërkohë mësohet se nesër në orën 18:00 Begaj do të takojë Enkelejd Alibeaj ndërsa të enjten në orën 09:00 presidenti do të zhvillojë një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën.
Zyrtarisht në parlament ka 4 grupe parlamentare, ai i PS që udhëhiqet nga Taulant Balla; ai i PD-së dhe “Aleanca për Ndryshim” e drejtuar nga Fatmir Mediu dhe grupi “Demokraci dhe Integrim” që udhëhiqet nga Mesila Doda./Opinion.al