Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Begaj pret trupin diplomatik: Integrimi evropian, e vetmja alternativë e Shqipërisë

2025/01/23 at 7:53 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti Begaj pret trupin diplomatik: Integrimi evropian, e vetmja alternativë e Shqipërisë

Presidenti Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli sot mesazhe për avancimin e integrimit në BE, bashkëpunimin në rajon dhe me partnerët ndërkombëtarë, si dhe forcimin e strukturës Euroatlantike, duke theksuar njëkohësisht përkushtimin në përmbushjen e objektivave kombëtare përmes strategjive të qarta, drejtësisë, dialogut politik dhe gjithëpërfshirjes.

Shqipëria, në vlerësimin e Presidentit të Republikës, e ka konsoliduar edhe më tej rolin e partnerit të besueshëm ndërkombëtar dhe atë proaktiv në skenën rajonale, duke dëshmuar mbështetjen më të lartë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Hapja e negociatave është dëshmi jo vetëm e vlerësimit për reformat që Shqipëria ka ndërmarrë, por edhe tregues i vendosmërisë dhe përkushtimit tonë për të avancuar në këtë proces transformues drejt përkatësisë sonë evropiane. Udhëtimi ynë drejt Evropës së bashkuar nuk është vetëm ambicie politike, por lidhet pazgjidhshmërisht me vlera të shtrenjta për ne, siç janë: demokracia, të drejtat e njeriut dhe kohezioni social”, u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i shtetit konfirmoi angazhimin për kryerjen e reformave të thella, të cilat mbeten prioriteti kryesor për të ardhmen e vendit dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të cilin e konsideroi si projekt madhor të paqes, mirëqenies dhe zhvillimit.

“Shqiptarët janë të bindur se demokracia, integrimi dhe shteti i së drejtës nuk dhurohen, por janë procese thelbësore që kërkojnë bashkëpjesëmarrje, bashkëveprim dhe strategji të qarta për rezultate të prekshme”, tha Begaj.

Për sa i përket faktorit shqiptar dhe rajonit, Presidenti i Republikës theksoi në fjalën e tij para trupit diplomatik se “Shqiptarët në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbi dhe kudo në Diasporë mbeten në vëmendjen tonë për ruajtjen dhe fuqizimin e identitetit kombëtar dhe garantimin e të drejtave të tyre”.

Ndërsa përforcoi qëndrimin për mbështetje të pakushtëzuar ndaj Kosovës, Presidenti Begaj apeloi për thellimin e bashkëpunimit rajonal duke garantuar mbrojtjen e përkatësisë evropiane dhe avancimin e kursit Euroatlantik nga Shqipëria dhe faktori shqiptar.

“Forcimi i Aleancës Euroatlantike duhet të jetë prioritet. Një NATO e fortë dhe e përbashkuar do të kontribuojë në përballjen e çdo sfide”, u shpreh Presidenti Begaj duke iu referuar sfidave globale.

Veç objektivave në politikën e jashtme ndërkombëtare dhe atë rajonale, Presidenti i Republikës, duke folur për prioritetet kombëtare, shprehu mirënjohje ndaj partnerëve të Shqipërisë që kanë kontribuar në zhvillimin e reformave në vend, teksa i bëri thirrje klasës politike për dialog dhe zhvillimin e  zgjedhjeve te 11 majit sipas standardeve.

“Cilësia e sistemit të drejtësisë në çdo shkallë të saj dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar mbeten prioritete kryesore. Një falënderim të veçantë kam për aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për kontributin e pazëvendësueshëm që drejtësia të konsolidohet në kolonën solide të shtetit tonë demokratik. Sfidë mbetet cilësia e dialogut politik në vend. Shqipëria shquhet për dialog ndërkulturor e fetar,  e nën këtë shembull që i ka shenjuar shqiptarët ndër shekuj, uroj që edhe dialogu midis partive politike të kthehet në normalitet të jetës politike në vend”, tha Begaj.

Ju sugjerojmë

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli
Aktualitet

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

9 Qershor, 2025 10:44 am
Para
Dalin pamjet, të miturit dhunohen nga edukatorja në Tiranë

Dalin pamjet, të miturit dhunohen nga edukatorja në Tiranë

Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata e rrëzon dhe nxjerr urdhër

Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata e rrëzon dhe nxjerr urdhër

Reagime nga BE dhe vendet e rajonit, pas dëbimit të 13 aktivistëve të shoqërisë civile nga Serbia

Reagime nga BE dhe vendet e rajonit, pas dëbimit të 13 aktivistëve të shoqërisë civile nga Serbia

TE FUNDIT

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
9 Qershor, 2025

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për...

Lexo më shumë

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
9 Qershor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës...

Lexo më shumë

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
9 Qershor, 2025

‘Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit...

Lexo më shumë

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
9 Qershor, 2025

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ministri i Drejtësisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com