Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Presidenti Begaj bisedon me ushtarakët në misionet jashtë vendit: Jeni aseti më i çmuar

2023/01/01 at 11:40 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
 Presidenti Begaj bisedon me ushtarakët në misionet jashtë vendit: Jeni aseti më i çmuar

Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misione dhe operacione jashtë vendit në kuadër të NATO-së, BE-së dhe OKB-së.

Presidenti Begaj i uroi efektivët shqiptarë me rastin e fillimit të vitit të ri, duke shprehur vlerësim për përkushtimin dhe sakrificën e tyre që në momentet e ndërrimit të viteve ndodhen larg familjeve dhe njerëzve të dashur, në krye të detyrës dhe në shërbim të një misioni fisnik për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Trupat shqiptare janë pjesë e misioneve jashtë vendit nga Kosova në Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Letoni, Irak dhe deri në Sudanin e Jugut.

“Shërbimi juaj përkrah aleatëve është një shërbim që përshkohet nga sakrificat, përkushtimi, përgjegjshmëria dhe disiplina e lartë që karakterizon Forcat e Armatosura,” theksoi Presidenti Begaj.

Presidenti tha ndër të tjera se viti 2022 ishte një vit shumë i vështirë, ku agresioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës rrezikoi paqen dhe sigurinë në hapësirën euro-atlantike, ndërsa efektet e saj ndihen në jetën e çdo qytetari. Nga ana tjetër, sipas Presidentit Begaj ky konflikt ka dëshmuar rëndësinë, forcën dhe kompaktësinë e aleancës, e cila është e aftë të mbrojë çdo centimetër të saj dhe vendeve anëtare.

Presidenti Begaj nënvizoi se “si anëtar i NATO-s, vendi ynë do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në misione dhe operacionë të drejtuara nga NATO si dhe do të rrisim kontributet tona aty ku do të jetë e nevojshme dhe do të na kërkohet”.

“Këto ditë kam ndjekur me shqetësim ngjarjet në veri të Kosovës. Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s është e përkushtuar dhe mbështet misionin e KFOR, që ne e cilësojmë si një histori suksesi. Unë ju falenderoj ju kontigjent që jeni atje, për të gjithë përkushtimin e treguar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë”, theksoi Presidenti.

“Forcat e Armatosura janë shumë të rëndësishme për një vend dhe unë sot nëpërmjet jush gjej rastin të falënderoj të gjitha Forcat e Armatosura shqiptare për përkushtimin e treguar në përmbushjen e çdo detyre kushtetuese, por edhe në përballimin e atyre situatave të cilat kanë qenë jo të pakta gjatë vitit, si emergjencat e ndryshme,” shtoi më tej Presidenti.

“Për mua, ju jeni aseti më i çmuar i Forcave të Armatosura.  Mund të marrim pajisje mjaft të mira teknologjike, por nëse nuk kemi njerëz për t’i përdorur ato nuk kemi bërë asgjë. Me këtë rast edhe njëherë ju uroj festa të gëzuara, shëndet e mbaresi për ju dhe familjet e juaja. Gëzuar Vitin e Ri 2023, shumë faleminderit për shërbimin që i bëni kombit,” e mbylli përshëndetjen e tij Presidenti Begaj.

Ju sugjerojmë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
Para
11 bebe në orët e para të vitit në Tiranë, Manastirliu tek “Mbretëresha Geraldinë”

11 bebe në orët e para të vitit në Tiranë, Manastirliu tek “Mbretëresha Geraldinë”

Ndërrimi i viteve, mbi 1 milion njerëz mbushën Champs-Élysées

Ndërrimi i viteve, mbi 1 milion njerëz mbushën Champs-Élysées

Tërmet me magnitudë 5.1 në Turqi

Lëkundje tërmeti në Bulqizë

TE FUNDIT

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë

Si do të jetë moti sot

Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
1 Nëntor, 2025

Vendi ynë do të jetë sot nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme që sjelllin mot të kthjellët në të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com