Aktualitet

Presidenti/ Bardhi: Rama prishi marrëveshjen. Alibeaj: S’kemi pse marrim pjesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 26/05/22 |
Opi Nion

Janë zbardhur diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PD, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Opinion.al mëson se Alibeaj është shprehur se PD nuk ka arsye pse të vazhdojë të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri pasi PS nuk respektoi marrëveshjen.

Po të njëjtin qëndrim ka patur edhe deputeti Gazment Bardhi. Ai ka thënë se opozita duhet të hynte në proces “për ti rrëzuar maskën e fasadës mazhorancës që bënte sikur donte një President konsensual”. Ai u shpreh se Rama ka prishur marrëveshjen dhe se grupi i PD duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces.

Diskutimet

Alibeaj: Nuk kemi arsye të marrim pjesë, PS nuk repsektoi marrëveshjen.

Gazment Bardhi në mbledhjen e Grupit:

Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte President konsensual.  Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ti ofruar shqiptarëve një President konsensual. Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne. Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konkret të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces. Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk do një president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë./Opinion.al

Pas