Aktualitet

Presidenti/ Balla: Deri në raundin e 3-të kandidati propozohet nga opozita


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:32 - 18/05/22 |
Opi Nion

Deri në raundin e tretë kandidati për President do të propozohet vetëm nga opozita. Kështu është rënë dakord sot në tryezën e negociatave të zhvilluara mes grupeve parlamentare në Kryesine e Kuvendit në praninë e mediave.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se është pranuar dokumenti i Alibeajt deri në raundin e tretë. Më tej ai theksoi se “në raundin e katërt e ka thënë Kushtetuta si zgjidhet”, duke nënkuptuar se nëse presidenti nuk është zgjedhur në tre raunde atëherë e zgjedh mazhoranca.

“Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju, ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Bëni si ta doni ju. Mos harroni nëse doni të konsultoni ndonjë emër me ne na njoftoni kur. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Në raundin e katërt e ka thënë Kushtetuta si zgjidhet, ratë dakord? Një po, një kundra, miratohet”-tha Balla.

Pas